Kuvendi beson në pafajësinë e Haradinajt  Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Kuvendi beson në pafajësinë e Haradinajt  Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuvendi beson në pafajësinë e Haradinajt

Shko poshtë

shko Kuvendi beson në pafajësinë e Haradinajt

Mesazh nga AlbveraaTk Thu Jul 22, 2010 8:39 am

Kuvendi beson në pafajësinë e Haradinajt  22kuvendi24



Prishtinë, 22 korrik - Pozita dhe opozita në Kuvendin e Kosovës, siç njofton RTK-ja, kanë shprehur sot shqetësimin e tyre për paraburgosjen e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj si dhe të dy ish-komandantëve të tjerë të UÇK-ës. Ata kanë thënë se besojnë në pafajësinë e Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tij, por kanë shtuar se kjo çështje nuk duhet të politizohet.

Lidhur me paraburgimin e djeshme të liderit të AAK-ës, Ramush Haradinaj dhe dy komandantëve tjetër të ish UÇK-ës, në Hagë, kanë reaguar sot dhe deputetët e parlamentit të Kosovës.

Kryekuvendari, Jakup Krasniqi, ka thënë se paraburgimi i Haradinajt është bërë në kohën kur për Kosovën po pritet vendimi i GJND-së dhe rifillimi i bisedimeve teknike mes Kosovës dhe Serbisë. Krasniqi ka thënë se beson në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-ës dhe ka thënë se kjo çështje nuk duhet të politizohet.

Ndërsa në emër të grupit parlamentarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës foli Ahmet Isufi, i cili e ka quajtur të padrejtë vendimin e Gjykatë së Hagës për të ndaluar Ramush Haradinaj në Hagë. Isufi tha se është e dyshimtë ndalesa e Haradinajt në Hagë pikërisht në këtë kohë.

Eqrem Kryeziu, nënkryetarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se kjo ndalesë e Haradinajt në Hagë është befasuese. Ai ka thënë se rastit i Hardinajt nuk mund të ketë ndikim në vendimin e GJND-së.

Ndërsa Ibrahim Makolli, nga Aleanca Kosova e Re, tha se beson në pafajësinë e zotit Haradinaj. Edhe ai shprehet se nuk beson që paraburgimi i Haradinajt në Hagë mund të ndikojë në veprimin e GJND-së.

Dhoma e Apelit të Tribunalit të Hagës ka urdhëruar dje paraburgosjen e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe të dy ish-komandantëve të UÇK-së, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj. Ata janë akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe shkelje së ligjeve apo zakoneve të luftës.
AlbveraaTk
AlbveraaTk
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 878
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 36
Regjistrim Regjistrim : 19/07/2010
Vendbanimi Vendbanimi : ζø√e YøU♥...
Humori Humori : Gjithqka te shoh
Hobi Hobi : Gjith cka
Horoskopi : Sagittarius

http://www.Albveraa.Tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi