Sulmohet Noizy në Besianë
Faqja 1 e 1
Sulmohet Noizy në Besianë
Këngëtari i njohur i repit ka filluar turin e koncerteve nëpër disa qytete të ndryshme, ndër to i pranishëm me mbrëmje ka qenë edhe në qytetin e Besianës (ish-Podujevës) në Kosovë.
Kjo mbrëmje për të cilën treguam, ka kaluar me pasoja për këngëtarin, pasi gjatë performancës së tij në prani të publikut, siç njoftojnë burime tona të pranishme në vendin e ngjarjes, Noizy ka ofenduar fansat nga skena.
Të irrituar nga kjo sjellje e tij, fansat pas përfundimit të koncertit kanë sulmuar këngëtarin, ndërsa si shpërblim i kanë dëmtuar edhe veturën e tij. Këtë gjë e kanë bërë në bashkëpunim me një grup tjetër këngëtarë të ashtuquajtur “Toqkat”. Edhe pse në këtë rast ka ndërhyrë sigurimi i koncertit, ka qenë e pamundur që të evitohen dëmet e veturës.
Për fat të mirë Noizy ka kaluar pa lëndime duke vazhduar koncertin nëpër qytete të tjera të Kosovës, duke kënduar në Pejë së bashku me Nora Istrefin. Noizy gjithashtu ka realizuar një këngë me klip së bashku me Dj Blunt dhe Real 1, të titulluar “Rrugës t’u shku”.
Similar topics
» Në Deçan sulmohet me gurë eskorta e kryeministrit Thaçi.
» Noizy dhe Eni “So Hot”
» Noizy - Aha Aha
» Noizy - sikur
» Noizy ft Onzino - Way More Than That
» Noizy dhe Eni “So Hot”
» Noizy - Aha Aha
» Noizy - sikur
» Noizy ft Onzino - Way More Than That
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi