Legjenda e Real Madridit ndahet mes lotësh nga tifozët
Faqja 1 e 1
Legjenda e Real Madridit ndahet mes lotësh nga tifozët
Madrid, 26 korrik - Kur largohet një futbollist i tillë është një ditë e vështirë për çdo klub. Raul Gonzales i ka dhënë lamtumirën Realit të Madridit për të shkuar tek Shalke 04 pas një karriere të jashtëzakonshme të mbushur me trofe dhe me lavdi. Stadiumi madrilen Santiago Bernabeu ka qenë i veshur si për festë në respekt të tij, ndërsa sulmuesi është betuar për besnikëri.
Presidenti Florentino Perez ishte i pari që hapi ceremoninë prekëse. “I dashur Raul, kudo që të shkosh, fanela e Realit të Madridit ka qenë dhe do të mbetet e jotja. Ky stadium do të jetë gjithnjë yti. Faleminderit për gjithçka kapiteni ynë, nuk do të harrojmë kurrë”, u shpreh Perez i emocionuar.
Kapitenit të Realit, njeriut që ka luajtur 741 ndeshje dhe ka shënuar 323 gola me këtë fanelë, i janë mbushur sytë me lot në momentin që është takuar me tifozët.
“Reali ka qenë për mua një shtëpi, por që sot nis për mua misioni që të jem i lumtur edhe në një vend tjetër”, deklaroi ai në konferencën e fundit për shtyp, transmeton BallkanWeb.
Ai e ka përshkruar ndarjen si një ditë të trishtuar, ndërsa ka përshëndetur presidentin, shokët e skuadrës, trajnerin , rivalët, shtypin dhe miliona tifozë të Realit.
Ai nuk ka nguruar t’i jepte përgjigje atyre që mendonin se ishte ardhja e Mourinhos që e bëri të ndërronte shtëpi.
“Mourinho është një trajner i madh dhe marrja e tij ishte lëvizje shumë e mirë. Ai donte të më stërviste, por vendimin e mora vetë, sepse vitin e shkuar nuk luajta shumë”.
Pasi ka lexuar fjalimin e lamtumirës, Raul u drejtua nga fundi i stadiumit duke qarë, ndërsa tifozët i kanë dhënë përshëndetjen e fundit dhe super të merituar.
Similar topics
» Tifozët brazilianë: Mick Jagger rri larg!
» Ferguson: Tifozët italianë do ta shohin kush është Ronaldo
» Tuna ndahet nga i dashuri
» Rona ndahet nga i dashuri
» Anjeza ndahet nga burri?
» Ferguson: Tifozët italianë do ta shohin kush është Ronaldo
» Tuna ndahet nga i dashuri
» Rona ndahet nga i dashuri
» Anjeza ndahet nga burri?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi