Kapiteni i Anglisë kritik ndaj vetes dhe bashkëlojtarëve
Faqja 1 e 1
Kapiteni i Anglisë kritik ndaj vetes dhe bashkëlojtarëve
Londër, 11 gusht - Kapiteni i kombëtares angleze, Steven Gerrard ka thënë se edhe ai do t'i fishkëllente kombëtares së "tre luanëve" të mërkurën në ndeshjen miqësore kundër Hungarisë në "Wembley", nëse ai do të ishte në tribuna si tifoz. Ky reagim i mesfushorit të Liverpoolit vjen pas performancës zhgënjyese të Anglisë në kampionatin botëror "Afrika e Jugut 2010", ku u eliminua në 1/8 e finales nga Gjermania (1:4).
"Do të fishkëlleja edhe unë. Pasi e kemi merituar këtë, duke i zhgënjyer tifozët tanë gjatë kampionatit botëror", ka thënë Gerrard të martën.
Ndërkohë, seleksionuesi i Anglisë, Fabio Capello ka folur për largimin e dy lojtarëve nga kombëtarja angleze, Paul Robinson dhe Wes Brown. Të dy ishin ftuar për ndeshjen e radhës, por refuzuan t'i bashkohen ekipit me arsyetimin se periudha e tyre në kombëtare ka marrë fund.
"E pranoj vendimin e tyre. Robinsoni na ka marrë në telefon dhe na ka thënë se dëshiron të qëndrojë në shtëpi. Gjithashtu kam folur edhe me Brownin. Unë i thash atij se nuk e kam ftuar në Botëror pasi nuk kishte luajtur në dy muajt e fundit për shkak të lëndimit. Kësaj here e ftova pasi kishte luajtur të gjitha ndeshjet parasezonale, por ai mu përgjigj: 'Falëminderit, por unë preferoj të qëndroj në shtëpi'" ka thënë Capello. "Ju duhet ta pranoni vendimin e tyre. Unë mendoj se është krenari të luani për kombëtaren tuaj dhe për Anglinë", ka përfunduar italiani Fabio Capello.
Similar topics
» elvana gjata vetes
» Shpat Kasapi - Vetes Nuk Ja Fali
» Blero: Kresha i bën marketing vetes me emrin tim
» Akuza ndaj Leonores
» 3 këngëtaret seksi, në sulm ndaj ELITA 5?
» Shpat Kasapi - Vetes Nuk Ja Fali
» Blero: Kresha i bën marketing vetes me emrin tim
» Akuza ndaj Leonores
» 3 këngëtaret seksi, në sulm ndaj ELITA 5?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi