Sot 1 vit nga tragjedia e Gërdecit
Faqja 1 e 1
Sot 1 vit nga tragjedia e Gërdecit
Më 15 mars të vitit të vitit 2008, ndodhi tragjedia e Gërdecit, shpërthimi më i madh që kishte ndodhur ndonjëherë në Shqipëri. Atë ditë, e gjitha Tirana u lëkund sikur të kishte të rënë tërmet, ndërsa në rrethinat e saj, pikërisht në Gërdec të Vorës, armët luftarake, shpërthenin në të gjitha drejtimet, duke lënë pas 26 të vdekur, mbi 250 të plagosur. Shtëpitë në fshatin e shpërthimit, u rrafshuan, sikur të ishte luftë.
Sot pas një viti, pikërisht në këtë opozita ka zgjedhur protestën për të përkujtuar këtë ditë tragjike për qindra familje. Partia Socialiste në njërën anë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim në anën tjetër, kanë zgjedhur të protestojnë të ndarë në këtë ditë, njofton Gazeta Start.
Perimetri i vatrës se shpërthimit ishte 3.5 kilometra, ndërsa zona e kraterit 18 ha. Zona që ndjeu ndikimin maksimal te këtij shpërthimi shokoi deri në 3 mije hektarë përreth punishtes së Gërdecit, ndërsa tronditi mijëra banorë.
Lëkundjet qe shkaktoi në tokë ishin ato të një tërmeti 4 ballë. Forca të shumta ushtarake dhe policore rrethuan zonën 2 orë pas shpërthimit për të mos lejuar askënd të kalonte, për shkak se zona ishte e mbjellë me predha të pashpërthyera.
Similar topics
» 14 të vdekur nga tragjedia në lumin Fan, sot ditë zie në Shqipëri
» Identifikohet viktima e njëmbëdhjetë nga tragjedia në lumin Tisa
» Identifikohet viktima e njëmbëdhjetë nga tragjedia në lumin Tisa
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi