14 të vdekur nga tragjedia në lumin Fan, sot ditë zie në Shqipëri Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

14 të vdekur nga tragjedia në lumin Fan, sot ditë zie në Shqipëri Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

14 të vdekur nga tragjedia në lumin Fan, sot ditë zie në Shqipëri

Shko poshtë

new 14 të vdekur nga tragjedia në lumin Fan, sot ditë zie në Shqipëri

Mesazh nga Dg Sun Jul 18, 2010 5:12 am

14 të vdekur nga tragjedia në lumin Fan, sot ditë zie në Shqipëri 18tragjedi4



Të shtunën pasdite, rreth orës 17:00, në aksin Rrëshen-Fushë Arrëz, në Shqipëri, autobusi me targa PU 1330 ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 30 metra në një greminë, me ç,rast kanë humbur jetën 14 persona dhe 12 të tjerë kanë marrë lëndime të rënda, kanë njoftuar mediat shqiptare.
Autobusi i drejtuar nga shtetasi Zef Marku, ka rënë në lumin Fan i Madh në fshatin Dom të komunës së Gjegjanit. Sipas informacioneve zyrtare, behet fjale për 14 persona të vdekur dhe 12 të plagosur. Qeveria ka shpallur datën 18 korrik 2010, dite zie kombëtare, në nderim të viktimave të aksidentit tragjik, që ndodhi sot pasdite në Fushë Arrëz, në veriperëndim të vendit.
Duke bërë të ditur këtë vendim të Qeverisë, zëdhënësja e kryeministrit, Erla Mëhilli tha sot në mbrëmje se "Qeveria ka marrë përsiper të gjitha shpenzimet për familjet që kanë humbur të afërmit e tyre në aksidentin tragjik të ndodhur në Fushë Arrëz".
“Aktualisht po marrin ndihmën e kualifikuar mjekësore pranë Spitalit Ushtarak 10 të dëmtuar nga ky aksident i rëndë, ndërkohë që 2 shtetas të tjerë po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e qytetit të Shkodrës”, thuhet në deklaratën e policisë.
Zv. drejtori i Spitalit Ushtarak, mbrëmë vonë ka informuar mediat se numri i të plagosurve të mbërritur në Tiranë është 13, prej të cilëve 3 kanë humbur jetën.
“Kanë ardhur në spital 13 të plagosur. 3 kanë humbur jetën, njëri këtu dhe 2 kanë vdekur gjatë rrugës. Një djalë dhe një vajzë janë në sallën e operacionit ndërsa të tjerët nuk paraqiten në rrezik për jetën” u shpreh Zv. drejtori i Spitalit Ushtarak.
Kreu i policisë së shtetit, Hysni Burgaj njofton se ka një rritje të numrit të viktimave . Në një komunikim telefonik në News24, Burgaj mbrëmë theksoi se deri në orën 21:00 janë konfirmuar 14 persona të vdekur dhe 12 të plagosur si pasojë e aksidentit të rëndë. 10 prej të plagosurve janë shtruar në Spitalin Ushtarak të Tiranës ndërsa 2 të tjerë në spitalin e Shkodrës.
Në spitalin e Gjegjanit janë transportuar trupat e pajetë të shtetasve: Arsen Marku, Paulin Gjoni, Mimoza Hasani, Adem Mustafa, Martin Lleshi, Alma Marku, Albiona Marku dhe një person i paidentifikuar.
Ndërkohë në spitalin e Pukës janë transportuar trupat e pajetë të shtetasve: Fran Paloka, Gjovalin Pera, dhe një person i paidentifikuar. Ndërkohë sipas konfirmimit nga mjekët ka humbur jetën në spitalin ushtarak dhe drejtuesi i mjetit, Zef Gjergji, dhe dy shtetase, përkatësisht: Marie Prenga, rreth 60 vjeç, Elona Mustafa, rreth 12 vjeç”, thuhet në deklaratën e policisë.
Policia bën të ditur se drejtuesi i autobusit Zef Gjergji ishte i pajisur me leje drejtimi dhe ishte një shofer me përvojë shumëvjeçare, ndërkohë që thekson se në kohën e udhëtimit kushtet e motit ishin përkeqësuar.
“Edhe sot në vendin e ngjarjes nga grupi hetimor po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti të rëndë” thuhet në deklaratë.
Dg
Dg
Super.Moderator
Super.Moderator

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 1326
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 38
Regjistrim Regjistrim : 09/02/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Repulika kosoves
Humori Humori : Xhixha Buba
Hobi Hobi : Gjithcka Qka ta mer mendja ty
Horoskopi : Pisces

http://www.albveraa.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi