Ibrahimoviq, lojtari i shtatë që luan për gjigantët italianë Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Ibrahimoviq, lojtari i shtatë që luan për gjigantët italianë Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ibrahimoviq, lojtari i shtatë që luan për gjigantët italianë

Shko poshtë

new Ibrahimoviq, lojtari i shtatë që luan për gjigantët italianë

Mesazh nga kosova1990 Tue Aug 31, 2010 11:53 am

Ibrahimoviq, lojtari i shtatë që luan për gjigantët italianë 31-lojtar4


Romë, 31 gusht - Numri i futbollistëve që kanë luajtur për tri skuadrat më të mëdha italiane është shumë i vogël. Sulmuesi i Suedisë, Zlatan Ibrahimoviq, është vetëm lojtari i shtatë që gjatë karrierës ka mbrojtur ngjyrat e Juventusit, Milanit dhe Interit. Lojtarët që kanë arritur të paraqiten për treshen e madhe italiane ishin ndër më të mirët në botë, në periudhën e tyre. Lëvizjet nga njëri klub në tjetrin gjithashtu kanë hapur debate të mëdha në Itali. Shtatë lojtarët që kanë luajtur për tri ekipet më të suksesshme të Italisë janë:

Giuseppe Meazza

Meazza është rritur në qytetin e Milanos dhe si fëmijë ishte tifoz i flakët i "rossonerëve". Ai fillimisht nuk arriti të bënte karrierë në ekipin e zemrës. U përjashtua me arsyetimin se ishte shumë thatanik. Në vitin 1927, si 17-vjeçar u transferua te skuadra e Interit, ku kaloi kohën më të mirë në karrierë. Ai shënoi hiç më pak se 247 gola në 350 paraqitje me Interin. Meazza sërish kaloi te skuadra e Milanit (1940), por nuk pati sukses dhe u transferua të Juventusi në edicionin 1942/43. Pas kësaj ai u largua në drejtim të Vareses dhe Atalantas për t'i dhënë fund karrierës me fanellën e Interit në vitin 1947.

Aldo Serena

Aldo Serena ka pasur një karrierë të bujshme prej vitit 1977 deri në vitin 1993. Gjatë kësaj periudhe sulmuesi Serena ka pasur katër aventura të ndryshme me tri skuadrat më të mëdha italiane. Luajti një herë me Interin, dy herë me Milanin dhe një herë me fanellën e Juventusit. Kulmin e karrierës Serena e ka pasur me skuadrën e Interit në vitin 1989. Serena shënoi 22 gola dhe fitoi "Këpucën e Artë", ndërsa skuadra e Interit fitoi titullin e kampionit në Serie A.

Roberto Baggio

Njëri nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Roberto Baggio, ka luajtur për Juventusin në periudhën 1990 - 1995. Gjatë kësaj kohe, Baggio ishte futbollisti më i mirë në planet. Nga Juventusi ai kaloi në Milan, ku qëndroi dy vite. Edhe në Milan u tregua i suksesshëm. Udhëhoqi "rossonerët" drejt titullit të kampionit në vitin 1996. Koha e tij nisi të perëndojë në periudhën 1998 – 2000, kur u transferua te Interi. Për Interin shënoi nëntë gola.

Edgar Davids

Mesfushori ndër më të mirët në botë, Edgar Davids, në shumicën e ndeshjeve të edicionit 1996/1997 qëndroi në pankinën e Milanit. I pakënaqur me minutazhë holandezi u transferua te Juve. Nën urdhrat e Marcello Lippit futbollisti luftarak shkëlqente në çdo ndeshje dhe u bë ndër mesfushorët më të respektuar në mbarë botën. Pas një aventure të shkurtër me Barcelonën, ku u huazua për një vit, Davids në vitin 2004 firmosi kontratë me skuadrën e Interit. Ai dështoi të jetë në përbërjen e parë të Interit dhe pas një viti menjëherë u largua për në Premier League te ekipi i Tottenhamit.

Christian Vieri

Ish-sulmuesi i Përfaqësueses së Italisë nuk ishte aq i suksesshëm me fanellën e Juventusit në edicionin 1996/97, me gjithë faktin që këtë edicion u shpall golashënuesi më i mirë i të gjitha garave. Njëri prej sulmuesve më të mirë italian, Vieri ishte makineri e vërtetë e golave te skuadra e Interit, ku luajti për gjashtë vjet të plota (1999-2005). Pas kësaj ai u transferua te skuadra e Milanit si futbollist i lirë, por u largua shumë shpejt pasi dështoi totalisht.

Patrick Vieira

Për mesfushorin francez kohërat më të mira në futboll janë ato të kaluara në skuadrën e Arsenalit në Premier League. Në Arsenal ishte edhe kapiten. Mirëpo, Vieira para se të transferohet në Londër kaloi një vit të tmerrshëm në Itali te skuadra e Milanit. Në Itali u kthye në vitin 2005. Pas një edicioni me fanellën e Juventusit (2005/06), legjenda franceze vendoi të kaloi te Interi për shkak të skandalit "Calciopoli" që dërgoi juventinët në Serie B. Te Interi e kanë përcjellë lëndimet. Tani ka ambicie të mëdha sërish në Premier League, pasi është pjesë e Manchester Cityt.

Zlatan Ibrahimoviq

I njohur me nofkën "Ibracadabra", sulmuesi boshnjak me pasaportë suedeze, Zlatan Ibrahimoviq, është ndër futbollistët më të kompletuar në futbollin modern. Në Itali ishte ndër lojtarët më të suksesshëm. Në vitin 2004 erdhi te Juventusi nga skuadra e Ajaxit. Ishte fantastik pasi në krah të Ibrahimoviqit skuadra nga Torino fitoi dy tituj kampioni rresht në Serie A, të cilët më vonë iu morën pas skandalit të kurdisjeve të rezultateve në vitin 2006. Në edicionin 2006/07 Ibra u largua te Interi dhe ishte më i merituari që "neroazzurët" fituan tri herë rresh titullin e kampionit të Italisë. Pasi nuk e gjeti veten te Barcelona (2009/10), sulmuesi i Përfaqësueses së Suedisë vendosi të huazohej për këtë edicion te skuadra e Milanit.
kosova1990
kosova1990
Vip member
Vip member

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 308
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 34
Regjistrim Regjistrim : 09/03/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Germania
Humori Humori : Hello
Hobi Hobi : Nuk Jam Ka di
Horoskopi : Leo

http://www.Albveraa.Tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi