Robinho firmos për katër vjet me Milanin Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Robinho firmos për katër vjet me Milanin Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Robinho firmos për katër vjet me Milanin

2 posters

Shko poshtë

new Robinho firmos për katër vjet me Milanin

Mesazh nga MrFresh Wed Sep 01, 2010 3:20 am

Robinho firmos për katër vjet me Milanin 31robi4



Milano, 31 gusht - Sulmuesi i Përfaqësueses së Brazilit, Robihno, i është bashkuar skuadrës italiane Milan. Robinho te Milani erdhi nga skuadra angleze Manchester City. Ai me skuadrën italiane ka firmosur kontratë katërvjeçare. Robinho të martën ka kaluar me sukses kontrollimet mjekësore.
Transferimin e Robinhos nga Manchester City skuadra e Milanit e ka konfirmuar nëpërmjet sajtit zyrtar.
"AC Milan komunikon se ka transferuar Robinhon nga Manchester City. Futbollisti brazilian ka firmosur me Milanin kontratë për katër vjet", thuhet në komunikatën e ekipit italian.
Për transferimin e Robinhos mësohet se skuadra italiane i ka paguar Manchester Cityt dëmshpërblim prej 15 milionë eurosh.
Robihno është futbollisti i dytë i ardhur në "San Siro" këto ditë pas sulmuesit Zlatan Ibrahimoviq. Ibrahimoviq erdhi nga skuadra e Barcelonës si huazim njëvjeçar, ndërsa në fund të këtij edicioni Milani do të blejë kartonin e tij për 24 milionë euro.
Robinho është shprehur i kënaqur për transferim te gjiganti italian.
"Jam futbollist i Milanit dhe jam shumë i lumtur që erdha këtu, sepse Milani është një skuadër fantastike. Dua që sa më shpejt t'u bashkohem bashkëlojtarëve në stërvitje", ka deklaruar Robinho 26-vjeçar.
"Dua që me ekipin tim të ri të arrij shumë suksese dhe qysh tani synoj titullin e kampionit. E kemi një sulm fantastik dhe kjo do të na ndihmojë për të arritur synimet tona".
Sulmuesi brazilian para dy vjetëve u transferua te Manchester City nga skuadra e Real Madridit për një dëmshpërblim prej 43 milionë eurosh. Ai nuk e gjeti veten në Premier League dhe edicionin e shkuar u huazua te skuadra braziliane Santos.
Robinho me Real Madridin pati fituar titullin e kampionit në La Liga, ndërsa në radhët e klubit mbretëror qe transferuar në vitin 2005 nga Santosi për 24 milionë euro.
Ai ditë më parë ka refuzuar ofertat e skuadrave turke Beshiktash dhe Fenerbahçe, duke thënë se ëndrra e tij është të vazhdojë karrierën në Itali apo Spanjë.
Drejtuesit e Milanit transferuan Robinhon vetëm pasi liruan vendin brenda skuadrës duke shitur sulmuesit Klaas-Jan Huntelaar dhe Marco Borriello. Holandezi kaloi te skuadra gjermane Schalke për një dëmshpërblim prej 13 milionë eurosh, ndërsa italiani shkoi te Roma gjithashtu për 13 milionë euro dëmshpërblim.
Vlerësohet se me ardhjen e Robinhos skuadra e Milanit do të ketë sulmin më të fortë në Itali. Në vijën e parë do të luajnë Ronaldinho, Alexandre Pato, Zlatan Ibrahimoviq, Filippo Inzaghi e Robinho.
Trajneri Massimiliano Allegri e ka nisur mirë aventurën e tij në krye të Milanit. Ai në javën e parë të Serie A mposhti bindshëm skuadrën e Lecces me rezultat 4:0.
Para kësaj ndeshjeje Milani ka prezantuar Ibrahimoviqin, i cili fitoren e skuadrës së re e ka përcjellë nga tribunat. Ai ka premtuar 25 gola këtë edicion dhe titullin e kampionit në Serie A.
MrFresh
MrFresh
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 1569
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 36
Regjistrim Regjistrim : 08/02/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Repulika Kosoves
Humori Humori : Xhixha
Hobi Hobi : Internet
Horoskopi : Sagittarius

http://albvera.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

new Re: Robinho firmos për katër vjet me Milanin

Mesazh nga amuharemi Tue Jan 04, 2011 9:55 am

shumë mirë që ka firmosur robinjo kontrat me milanin u bë mirë që do largohet ronaldinho nga milani
amuharemi
amuharemi
Junior Member-Albveraa
Junior Member-Albveraa

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 44
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 26
Regjistrim Regjistrim : 03/01/2011
Vendbanimi Vendbanimi : tetovo macedonia
Humori Humori : cime patkoi
Hobi Hobi : football
Horoskopi : Libra

http://www.endrit-muharemi.yolasite.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi