Greta urohet për ditëlindje nga 1 500 veta në Manhatan
Greta urohet për ditëlindje nga 1 500 veta në Manhatan
Ditëlindja në punë zakonisht është e mërzitshme...Por, për këngëtaren e njohur Greta Koçi, nuk ka rezultuar aspak e tillë. Duke qenë se aktualisht ndodhet në Amerikë, për shkak të një turi të suksesshëm koncertesh që është duke mbajtur atje, Gretës i është dashur që të këndojë edhe në ditën e saj të lindjes, por sakrifica që ka bërë për t’i kënaqur fansat i është shpërblyer shumëfish prej tyre. Si shkruan Bluetooth, organizatori i koncertit, duke përfituar nga zhvendosja e vëmendjes së Gretës, ka marrë mikrofonin dhe u ka kërkuar të pranishmëve që të gjithë bashkë të urojnë princeshën e mbrëmjes për ditëlindjen. Kaq ka mjaftuar për të ndezur atmosferën në diskotekën “Capital”, në Manhattan, e cila duhet thënë se është një ndër më të njohurat në këtë qytet, pasi në të kanë kënduar edhe emra të tillë si Jay-z apo Eminem. Pas këtij gjesti, Greta tejet e emocionuar i ka falënderuar fansat dhe u ka thënë se është hera e parë për të që i urojnë ditëlindjen në publik. E kush nuk do të emocionohej nëse këngën e ditëlindjes do t’ia këndonin bashkë më shumë se 1 500 veta...!
Sot në mbrëmje këngëtarja do të mbajë në Chicago koncertin që do të përmbyllë këtë tur gjigant dhe të dielën në mëngjes niset së bashku me mamanë e saj drejt Shqipërisë.
» Jonida fton ish banorët Big Brother1 për ditëlindje
» Greta u kthehet festivaleve
» Greta Koçi: Motrën nuk dua ta shohë konkurrente
» Greta Koçi së shpejti “milionere”