Yllka Gashi, ndër fituesit e festivalit “Apollon”
Faqja 1 e 1
Yllka Gashi, ndër fituesit e festivalit “Apollon”
Festivali “Apollon 2010” ka kurorëzuar fituesit në natën finale. Shfaqja e fundit pjesëmarrëse në këtë konkurrim ishte ajo e Teatrit Kombëtar, ndërsa menjëherë pas saj juria ka shpallur fituesit. Kryetari i jurisë, Mehmet Xhelili, pasi falënderoi organizatorët, tha se ky festival duhet t’i shërbejë asaj që ai e quajti ndryshim të pikave të referimit.
“Ne duhet të shohim se çfarë bëjnë të tjerët dhe çfarë bëjmë ne në raport me ta. Në këtë mënyrë do të prodhohen vlera të mëtejshme në aktrim. Unë i falënderoj organizatorët dhe mbështetësit e festivalit, por edhe publikun e nderuar, i cili e ka bërë më të lehtë punën e jurisë për përzgjedhjen e fituesve”.
Çmimet e këtij evenimenti artistik ishin katër. Fituesi i çmimit aktori më i mirë në rol jo protagonist u shpall Fatmir Xhelili në shfaqjen “Dy dyzina me trëndafila”, aktorja më e mirë jo protagoniste është Besna Gavrili, ndërsa në rolet protagoniste fitues u shpallën Yllka Gashi dhe Ligoraq Riza, përkatësisht nga trupa e Teatrit të Kosovës dhe Progradecit, njofton portali Fieri.com
Similar topics
» Hueyda prezantuese e Festivalit për Fëmijë në Shkodër
» Talenti kosovar ndër gjashtë më të mirët në Gjermani
» Adelina dhe Geti ndër dhjetë artistët më me influencë në Shqipëri
» Alban dhe Miriam cifti prezantues i Festivalit të Këngës në Radio Televizion
» Yllka Kuqi më një videoklip të ri
» Talenti kosovar ndër gjashtë më të mirët në Gjermani
» Adelina dhe Geti ndër dhjetë artistët më me influencë në Shqipëri
» Alban dhe Miriam cifti prezantues i Festivalit të Këngës në Radio Televizion
» Yllka Kuqi më një videoklip të ri
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi