Alban dhe Miriam cifti prezantues i Festivalit të Këngës në Radio Televizion
Faqja 1 e 1
Alban dhe Miriam cifti prezantues i Festivalit të Këngës në Radio Televizion
Alban dhe Miriam do të këndojnë, do kërcejnë por kryesorja është që do prezantojnë, arsyeja pse u vendos përfundimisht që të jenë ata prezantuesit e edicionit të 48-të të Këngës në RTSH.
Pas diskutimit të disa emrave për të qenë prezantues të festivalit, organizatorët kanë vendosur përfundimisht që drejtues të jenë dy artistët të cilët po jetojnë një bashkëjetesë në Gjermani.
Alban Skënderaj dhe Miriam Çani tashmë kanë filluar provat me skenarin e Genc Ymeraj, ndërsa pritet të fillojnë provat në Pallatin e Kongreseve, ku do të organizohet festivali nga data 24-27 Dhjetor.
Bisedimet me drejtuesit e TVSH-së për të qenë ata prezantuesit e Festivalit të Këngës në Radio Televizion, një festival që është bërë shumë i lakmuar vitet e fundit, për shkak se këngëtarët synojnë Festivalin Evropian, ata i kishin filluar shumë herët. Për ta kjo eksperiencë e re do të ishte një arritje edhe në fushën e spektaklit.
Për Albanin kjo do të ishte hera e tij e parë, ndërsa për Miriamin mbase do të ishte më e thjeshtë. Ajo është e mësuar me prezantimin pasi aktualisht është moderatore e një emisioni për të rinj në televizionet gjermane.
Njohja e saj me botën e artit atje ka qenë dhe një mbështetje për Albanin, i cili e ka pohuar dhe vetë. Historia e tyre e dashurisë ka nisur në mars të 2007, ku janë njohur në një stacion treni në Gjermani. Ata u përpoqën ta mbanin të fshehtë deri një vit më parë lidhjen, kur vendosën të dilnin për herë të parë në publik në Tiranë.
Arsyeja pasi ishin të ftuarit specialë të spektaklit të bukurisë “Miss Globe”. Në fillim lidhja e tyre qarkulloi vetëm si thashethem derisa Albani publikoi klipin e tij, ku shfaqej në bashkëpunimin e tij të parë me bukuroshen Çani. “Let me die with you” është klipi i tyre i fundit që kanë publikuar së bashku, një klip me fabul dashurie.
Similar topics
» Beyonce dhe Jay-Z, çifti më i pasur
» Yllka Gashi, ndër fituesit e festivalit “Apollon”
» Rozana dhe Noizy çifti i suksesshëm i vitit
» Adela e Bjordi, hera e parë si prezantues
» Hueyda prezantuese e Festivalit për Fëmijë në Shkodër
» Yllka Gashi, ndër fituesit e festivalit “Apollon”
» Rozana dhe Noizy çifti i suksesshëm i vitit
» Adela e Bjordi, hera e parë si prezantues
» Hueyda prezantuese e Festivalit për Fëmijë në Shkodër
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi