Barbana prezanton të fejuarin, Gersi Luari
Faqja 1 e 1
Barbana prezanton të fejuarin, Gersi Luari
Në një intervistë dhënë për “Panorama plus” disa javë më parë, këngëtarja Barbana Dini tregoi se është e fejuar dhe në lidhjen e saj ndihet shumë mirë pasi në krah ka personin e duhur, i cili e kupton dhe e ndihmon në rrugën që ka zgjedhur.
Djaloshi i cili ka rrëmbyer zemrën e këngëtares bionde quhet Gersi Luari dhe është nga Tirana. Çifti ka një kohë të gjatë që është fejuar, por akoma nuk kanë plane të tjera përsa i përket martesës.
Edhe pse të fejuar prej kohësh, Barbana tani vonë ka publikuar foto të reja në të cilat shihet së bashku me të fejuarin Gersin duke frekuentuar lokale të ndryshme në Tiranë.
“Gersi studion Juridik dhe gjithashtu ndjek Akademinë e Policisë, është milanist i ”çmendur” sa më sakrifikon edhe mua për një ndeshje të Milanit (pasi ka qenë futbollist më herët). Ai ështe 27 vjeç dhe vdes për mua (qesh), më thërret “SHTET”, thekson këngëtarja bjonde.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi