Genti u prezanton fansave vajzën e tij Elektra
Faqja 1 e 1
Genti u prezanton fansave vajzën e tij Elektra
Kompozitori ka postuar këtë foto të realizuar vetëm pak ditë pas ardhjes në jetë të Elektrës, duke ua prezantuar miqve të tij, të cilët nuk kanë munguar me komentet se kujt prej prindërve i ngjan më shumë vajza.
Elektra erdhi në jetë më datë 28 shkurt në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Ndërkohë krijuesi i njohur i shumë këngëve hit, dhe bashkëshortja e tij Migena Lako, drejtoreshë marketingu pranë “Panorama Group” po shijojnë ditët e para të ndjesisë së të qenit prindër.
Ata kalojnë shumë kohë me bebin e tyre të parë që gëzon shëndet të plotë, dhe që sapo lindi mori emrin që i kishte zgjedhur babai kompozitor. Pas një viti ceremoni zyrtare celebrimi në Bashkinë e Tiranës, Genti dhe Migena vendosën të sjellin në jetë fëmijën e tyre.
Historia e dashurisë mes çiftit nisi mbi katër vite më parë, kur Genti me krijimet e tij solli një frymë të re në tregun muzikor dhe Migena njihej si organizatore e festivalit “Mikrofoni i Artë”, dhe drejtoreshë e radios “Plus 2”.
Similar topics
» Linda kërkon mendimin e fansave
» Dhurata e fansave për Dashnor Dikon
» Swift e prezanton të dashurin para prindërve
» Barbana prezanton të fejuarin, Gersi Luari
» Sinan Vllasaliu marton vajzën
» Dhurata e fansave për Dashnor Dikon
» Swift e prezanton të dashurin para prindërve
» Barbana prezanton të fejuarin, Gersi Luari
» Sinan Vllasaliu marton vajzën
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi