Mimoza: Vështirë të jesh nënë dhe të kesh karrierë të suksesshme
Faqja 1 e 1
Mimoza: Vështirë të jesh nënë dhe të kesh karrierë të suksesshme
Mimoza Mustafa gjatë një prononcimi për Telegrafi.com thotë se ajo e ka të vështirë të ketë karrierë të suksesshme dhe të jetë njëkohësisht nënë.
Këngëtarja, e cila është e martuar me këngëtarin Shkumbim Kryeziu, thotë se ndryshe nga yjet botërore, të cilat edhe pse bëhen nëna, ‘trupi i tyre vazhdon të jetë seksi’, në Kosovë nuk është e lehtë ta ruash vijën e trupit.
“Nuk është aspak e lehtë. Kur je nënë ke shumë më shumë përgjegjësi dhe ndonjëherë nuk mund të paraqitesh në skenë ashtu siç dëshiron. Është vështirë për shkak të fytyrës, dhe pas lindjes trupi i femrës nuk është më i njëjti”.
“Po flas për në Kosovë sepse nëse themi për yjet botërore, ka shumë femra që janë nëna dhe trupi i tyre është ende seksi dhe ato shquhen për këtë gjë. Kur je nënë nuk je edhe shumë e lirë të punosh ashtu siç dëshiron, por unë mundohem të gjej një balancim mes karrierës dhe familjes”, është shprehur Mimoza.
Similar topics
» Adi: E lodhshme të jesh VIP
» Lorik Cana: Vështirë ta gjej një vajzë shqiptare
» Jordan planifikon karrierë në Hollywood
» Paris Hilton dëshiron karrierë në patundshmëri
» Victoria Beckham synon karrierë aktrimi
» Lorik Cana: Vështirë ta gjej një vajzë shqiptare
» Jordan planifikon karrierë në Hollywood
» Paris Hilton dëshiron karrierë në patundshmëri
» Victoria Beckham synon karrierë aktrimi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi