Nipi i Enverit padit në gjyq Rozana Radin
Faqja 1 e 1
Nipi i Enverit padit në gjyq Rozana Radin
Nëse menjëherë pas takimit fatal mes dy këngëtareve, ka qenë Rezarta më e predispozuar për të treguar detaje të ngjarjes në një intervistë të detajuar në gazetën “Panorama”, Rozana Radi, nga ana tjetër, ka preferuar të tregohet e rezervuar duke pohuar për gazetën tonë se çdo detaj të ngjarjes ajo e ka përshkruar në polici dhe nuk dëshiron të japë më shumë shpjegime në gazeta, duke mos lënë pa komentuar edhe gjendjen e saj të rënduar fizike, ku sipas saj me syrin e majtë nuk arrin të shohë mirë, si pasojë e dhunës.
Nga ana tjetër, ekspertët e mjekësisë ligjore kanë sqaruar në raportin e tyre se goditja në sy nuk është aq e fortë, sa të krijojë probleme shikimi.
Por duket se diçka e ka bërë të ndërrojë mendje Rozanën, ndërkohë që është shfaqur dje në një nga të përditshmet, ku nuk ka ngurruar të fotografohet me shenjat e dhunës në sy, si dhe të shajë e të akuzojë pa fund jo Rezartën me të cilën pati konfliktin, por bashkëshortin e saj, Ermal Hoxhën, ndaj të cilit ka lëshuar një lumë akuzash, ku tregon se ishte edhe ai që ushtroi dhunë mbi Radin.
Në radhë të parë nuk e dimë se çfarë e bindi Rozanën të prononcohej në media, duke pasur parasysh këmbënguljen e saj për të mos lëshuar asnjë deklaratë, kjo edhe për arsye se ishte këshilluar pikërisht kështu nga avokati i saj. Me siguri nxitje për të dalë publikisht me akuza dhe foto të pazakonta mund të ketë qenë intervista që Rezarta Shkurta realizoi me Genta Popën tek “Pasdite në Top Channel”.
Vajza që kishte një javë që përflitej si njëra nga protagonistët e zënkës së dhunshme, u shfaq në ekran jo vetëm pa asnjë shenjë dhune, por edhe në një formë të shkëlqyer fizike. Ky fakt mund ta ketë turbulluar jo pak protagonisten tjetër, të cilës nga zënka i kishin mbetur si “kujtim” shenjat në fytyrë. Menjëherë pas prononcimit të Radit në media, ka ardhur edhe reagimi i Rezarta Shkurtës.
E telefonuar nga gazeta ‘Panorama”, rreth deklaratave të forta që Radi bëri dje në media, ajo tha: “Unë kam treguar për gazetën tuaj gjithë ngjarjen, pasi e kam quajtur si obligim transparencën për lexuesit. Natyrisht, nuk kam ngurruar të jap edhe opinion tim për Rozanën si person, pasi një zënkë ka një histori që i paraprin. Por sinqerisht, pas asaj interviste që lexova sot, kam filluar të ndiej keqardhje për të…
Duket se mendja e saj është aq e lodhur, sa lajthitjet i ka të paprecedentë. Megjithatë, meqë ajo kërkon të manipulojë opinionin duke kërkuar mëshirën e tyre me atë pamje, unë që deri dje e kam kursyer në deklaratat e mia, sot kam vendosur të mos e bëj më. Ju të gjithë keni krijuar idenë se zënka mes dy këngëtarëve që në rastin në fjalë jam unë dhe Rozana, në përgjithësi ka të bëjë thjesht me një lloj ambicieje artistike.
Në fakt ky është një arsyetim plotësisht i justifikuar, pasi xhelozitë janë gjithnjë të pranishme në ambiente artistike. Por unë personalisht asnjëherë nuk do të shpenzoja energji nga vetja për të ushqyer xhelozi për dikë tjetër që ka bërë një këngë të mirë, apo një album të bukur. Unë e kam thënë gjithnjë në intervista se jam një person që kam shumë interesa në jetë dhe nuk jam e lidhur mbas këngës, si i mbyturi pas një salvagente. Prandaj dhe mendja ime nuk punon ‘non stop’ për muzikën dhe botën që e mbështjell atë, e për pasojë as ambicia ime nuk shfaq shenja lajthitjeje për këtë shkak.
Në rastin e Rozanës, ambicia dhe xhelozia për karrierën e kolegeve ka qenë lehtësisht e dukshme, pasi rastet flasin vetë, konfliktet të cilat kanë qenë të panumërta e bëjnë këtë një fakt të pakundërshtueshëm. Kurse në rastin tonë ishte pak më ndryshe. Më vjen keq Rozana që më duhet ta them publikisht, por ti nuk po më lë rrugë tjetër. Ti e di fort mirë se familja është e shenjtë për mua, bashkëshorti im, Ermali, është gjithë jeta ime.
Prandaj dhe do më duhet të sqaroj fillesat e ligësisë tënde ndaj meje, e cila filloi që me lidhjen time me Ermalin, kohë kur ti shihje ëndrra me sy hapur, se ai djalë që ti pëlqeje dhe me të cilin kishe kaluar vetëm një natë aventurë, mund të ishte diçka më shumë për ty, por që Rezi t’i prishi planet duke u futur në jetën e tij. Në të gjitha zënkat tona në Faceboook dhe sms-të në celular, kryefjala ishte Ermali. Më pas, kur unë u lidha me të dhe krijuam familjen tonë, ajo ka vazhduar t’i dërgojë mesazhe në celularin e tij.
Dhe duke e ditur fort mirë se ajo është strumbullari i gjithë kësaj historie, del me pafytyrësinë më të madhe në media dhe shan tim shoq, duke e quajtur të dhunshëm dhe duke e akuzuar se ka ushtruar dhunë mbi të.” Kështu e përfundon reagimin e saj për gazetën “Panorama” Rezarta, e cila pohon se nuk do ta kishte bërë këtë rrëfim publikisht, sikur Rozana të mos kishte hedhur atë lumë akuzash në drejtim të bashkëshortit të saj.
Reagon Ermal Hoxha: “E neveritshme shpifja e Rozanës në adresën time”
Meqenëse në intervistën e Rozanës i akuzuar ishte Ermali, ne i kërkuam edhe atij një prononcim. Duke qenë një natyrë shumë e tërhequr, që i pëlqen ta jetojë jetën e tij pa bujë dhe në intimitet, duket se gjithë kjo histori e ka tronditur jo pak.
Ja çfarë tha ai për gazetën “Panorama”: “Nuk e prisja që të isha unë shënjestra e Rozanës në atë intervistë. Si mundet të gënjejë në atë mënyrë? Fati deshi që në momentin kur ato po ziheshin dhe unë dola nga makina të ndërhyja vetëm që t’i largoja nga njëra- tjetra, kaloi një makinë policie dhe efektivët, të cilët ishin brenda u bënë edhe dëshmitarë okularë të ngjarjes. Nuk është në edukatën time të nxis dhunë e aq më tepër të përdor dhunë as ndaj meshkujve, e aq më pak ndaj femrave.
Ajo i kërkoi vetë Rezit takim në 3 të natës (janë sms-të e saj dëshmia) dhe normal që do ta shoqëroja bashkëshorten time, por pa e imagjinuar skenarin e saj diabolik. Më vjen çudi edhe për diçka tjetër. Pas një jave që ajo kishte si shënjestër të saj Rezin, kur e pa që nuk do të kishte suksesin e duhur, e spostoi lumin e akuzave mbi mua, duke më akuzuar për dhunë. Meqë unë e paskam dhunuar, pse nuk më denoncoi edhe mua në polici? Janë të neveritshme akuzat e saj mbi prejardhjen time, të cilat nuk emocionojnë askënd, veçse e bëjnë atë akoma më qesharake.
Kushdo që ia ka këshilluar këtë strategji, i ka bërë llogaritë gabim. Unë ndjehem shumë i fyer për ato deklarata absurde të saj në media, prandaj dhe kam vendosur ta padis për shpifje dhe dëmtim të imazhit”, – përfundon ai. Kjo pra është pak a shumë enigma që fshihte brenda saj kjo ngjarje e hidhur, duke na i bërë akoma më të qarta arsyet që çuan në grindjen e dhunshme mes dy vajzave, ku njëra ka në krah djalin që do të donte ta kishte tjetra.
Similar topics
» Olta e Big Brother padit në gjyq për shpifje Bertinën
» Biznesmeni që propozoi Rozana Radin në publik
» Rezi rreh me grushta Rozana Radin
» Zajmina padit kompaninë e vajit
» Rozana humb celularin në det
» Biznesmeni që propozoi Rozana Radin në publik
» Rezi rreh me grushta Rozana Radin
» Zajmina padit kompaninë e vajit
» Rozana humb celularin në det
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi