Olta e Big Brother padit në gjyq për shpifje Bertinën
Faqja 1 e 1
Olta e Big Brother padit në gjyq për shpifje Bertinën
Ka një javë që ka dalë nga shtëpia e “Big Brother”, por akoma nuk arrin ta besojë. Pasi ka kaluar sfida me të vërtetë shumë serioze, njëra nga të cilat ishte edhe ajo me Bertinën, vajza brune e “Big Brother 3”, e cila ka hapur diskutime dhe polemika pa fund, ishte e bindur se tashmë pengesat serioze kishin kaluar dhe banorët e rinj nuk i shihte si kërcënim për qëndrimin e saj në shtëpi
Mirëpo ndodhi krejtësisht e kundërta. Olta Sheta përjetoi zhgënjimin më të madh kur pa që publiku vendosi që të dalë ajo dhe jo Manal, një vajzë që ka pak javë që ka hyrë në shtëpi dhe mbi të gjitha spikat për një natyrë të qetë dhe disi monotone për një format si ai i “Big Brother”.
Ndërkohë, gjatë gjithë kësaj jave më tepër sesa të dalë e të zbavitet me miqtë për të shijuar jetën, tashmë si personazh publik, duket se Olta ka preferuar një farë tërheqjeje në privatësinë e saj duke reflektuar për gjithçka ndodhi për më shumë se dy muaj qëndrim brenda shtëpisë dhe për arsyet e largimit të saj pikërisht tani.
Dhe mbas arsyetimit me veten ka arritur në përfundimin se ballafaqimi me Bertinën dy javë më parë dhe akuzat që kjo e fundit i bëri, duke i thënë se ti ke puthur Erjonin në buzë, e kanë dëmtuar shumë derisa kanë bindur publikun që ta votojnë për të dalë. Mirëpo Olta është e bindur që kjo gjë nuk ka ndodhur duke mos e mohuar faktin se në shtëpi gjithsesi kishte zgjedhur të bënte provokuesen.
Sipas disa burimeve tona, Olta është e bindur që të hedhë Bertinën në gjyq për shpifje sepse pavarësisht faktit se ajo është një vajzë pa komplekse dhe në shtëpinë e “Big Brother” ishte futur për t’u zbavitur dhe jo për t’u stresuar, këtë akuzë ka vendosur që të mos e kalojë lehtë pasi i ka prishur imazhin.
pasur parasysh se ky është një program që monitorohet 24 orë, Olta ka pohuar me bindje gjatë spektaklit se askush nuk mund të gjejë as edhe një moment që ajo ta ketë puthur Erjonin në buzë dhe as që ka tentuar ta bëjë ndonjëherë këtë pasi siç e ka shprehur vetë, ajo ka dashur që me atë të ketë vetëm raporte shoqërore paçka se shumë prej ndjekësve të këtij programi nuk iu duket i besueshëm ky argument, duken pohuar se ajo e pëlqen Erjonin si mashkull. Nuk e dimë se si do ta presë vajza nga Delvina vendimin e Oltës po të kemi parasysh se ka qenë pikërisht kjo e fundit që është akuzuar prej saj si fajtore për marrëdhënien e vështirë mes saj dhe Erjonit.
Përballja e rastësishme me Bertinën
Ka ndodhur pikërisht të shtunën e kaluar, kur Olta u eliminua nga konkurimi. Në përgjithësi është bërë zakon që të gjithë banorët e eliminuar së bashku me atë që del natën e spektaklit, bëhen së bashku dhe kalojnë natën nëpër pube. Mirëpo, ashtu siç ka pasur grupe dhe klane brenda shtëpisë së “Big Brother”, po ashtu ka edhe jashtë. Kështu të shtunën e kaluar, Olta së bashku me Gjimin dhe disa ish banorë të tjerë kanë shkuar në lokalin që menaxhohet prej Gjimit ndërsa Bertina, Rezarta, Valoni dhe Graciela kanë preferuar një tjetër lokal.
Mbas disa orësh, Gjimi së bashku me Oltën dhe miq të tjerë kanë vendosur të shkojnë në lokalin ku ndodheshin ish banorët e tjerë dhe rastësisht janë gjendur fare pranë Olta me Bertinën, ndërkohë që kjo e funditt së bashku me miqtë sapo kishin hapur një shishe shampanjë, mbase për të festuar daljen e rivales së saj të fortë, Oltës. Natyrisht, Olta e ka kuptuar se Gjimi nuk ka gjetur zgjedhjen më të mirë duke e çuar në të njëjtin lokal ku gjendej Bertina dhe ka preferuar të largohet. Ndërkohë gjatë javës Olta nuk është parë shumë nëpër lokale por më së shumti ka lëvizur për punët e saj me fuoristradën e saj BMV, nëpër rrugët e Tiranës ku natyrisht ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, pasi tashmë e njohin pothuajse të gjithë falë programit popullor ku ajo mori pjesë.
Mbetet pezull oferta e “Bonavita”
Fabrizio Corona zgjodhi fotografinë e saj së bashku me atë të Domenikës dhe Erjonit si portretet më të përshtatshme sipas tij, për të qenë mbase imazhe të kësaj firme në Shqipëri. Ndërkohë thuhet se ka mbetur pezull vazhdimësia e këtij bashkëpunimi, mbase deri kur të dalë edhe Erjoni me Domenikën por nëse kjo gjë do të realizohet, Olta do të finalizojë kështu një nga dëshirat e saj duke u bërë imazh i një produkti apo marke të caktuar. Miqtë tregojnë se ajo nuk ka qenë ndonjëherë e interesuar për botën e televizionit por vetëm për atë të modës dhe të imazhit promocional. Të shohim nëse “Bonavita” do ia realizojë këtë ëndërr asaj.
Similar topics
» Nipi i Enverit padit në gjyq Rozana Radin
» Zajmina padit kompaninë e vajit
» Olta Boka: Përpiqem të jem vetvetja
» Nokia padit Apple për shkak të iPhone
» Altuna Sejdiu hedh në gjyq mjekun
» Zajmina padit kompaninë e vajit
» Olta Boka: Përpiqem të jem vetvetja
» Nokia padit Apple për shkak të iPhone
» Altuna Sejdiu hedh në gjyq mjekun
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi