10 vjet pas, nuk gjendet trupi i kosovares
Faqja 1 e 1
10 vjet pas, nuk gjendet trupi i kosovares
Në vitin 2001, Rita Gjergjaj u pa për herë të fundit në Birmingham, në SHBA. Ajo shkoi për të parë dy fëmijtë e saj dhe ish-burrin, por nuk u bë më asnjëherë e gjallë. 10 vjet pas mediat në SHBA sjellin në vëmendje rastin e rëndë, pasi që Rita ende konsiderohet e zhdukur, sepse ajo besohet të jetë vrarë, por trupi nuk iu gjet kurrë. I dyshuari kryesor për vrasjen e saj është ish burri – Kolë Gjergjaj.
“Më mungon buzëqeshja e saj. Fjalët nuk mund ta përshkruajnë, ka shumë gjëra që më mungojnë – të flas me të, të marr këshilla, gjithçka. Krejt çka duam është të gjejmë trupin e saj. Të pushojë e qetë”, thotë vëllai i saj, George Palucaj.
Një ditë pas vrasjes, Kolë Gjergjaj iku për në Kosovë. Drejtësia amerikane në këto vjet ka bërë përpjekje për ta ekstraduar, por ai ka mohuar autorësinë e vrasjes. Detektiviët kanë qenë në Prishtinë dhe kanë folur me të, por ai ka refuzuar t’i nënshtrohet “detektorit të gënjeshtrave”. Një ekip i tërë ende po punon që ta gjejë trupin e saj, dhe që vrasësin ta sjellë para drejtësisë.
Similar topics
» Nexhat Haliti - Si trupi pa zemer 2010
» 3 VJET SHTET
» Kush do t’i jepte 44 vjet?
» Laurat - 2 vjet 2009
» Evra edhe katër vjet në Man Utd
» 3 VJET SHTET
» Kush do t’i jepte 44 vjet?
» Laurat - 2 vjet 2009
» Evra edhe katër vjet në Man Utd
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi