Tërmet dhe tsunami në Japoni, në rrezik mbi 20 vende (Video)
Faqja 1 e 1
Tërmet dhe tsunami në Japoni, në rrezik mbi 20 vende (Video)
Një tërmet i fuqishëm ka goditur gjatë mëngjesit të së premtes pjesën verilindore të Japonisë dhe krijoi një tsunam i cili ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Televizionet japoneze treguan sot në mëngjes se makina dhe anije kishin përfunduar në mes të qyteteve nën ujë në provincën e Fukujamës, pas tërmetit me magnitudë 8,8.
Zyrtarët japonezë lajmërojnë për mundësinë që një valë e lartë gjashtë metra të godasë bregun në orët e ardhshme. Nuk ka ende njoftime për viktima, por dëmet materjale janë të mëdha.
Tërmeti goditi në orën 6:46 me orën shqiptare dhe është pasuar nga një seri tërmetesh të tjerë të vegjël. Epiqendra e tij ishte 373 kilometra larg Tokios, por banorët i ndjenë lëkundjet e fuqishme. Tërmeti plasariti ndërtesat dhe rrëzoi makinat nga urat.
Ndërkohë, pjesë të dallgës së tsunamit vërshuan si llavë në tokat e mbjella, duke futur në to varka dhe duke vënë përpara shtëpi dhe kamionë.
Në Tokio turma njerëzish u mblodhën nëpër rrugë dhe u përpoqën të lidheshin me të afërmit përmes telefonit. Gjithashtu, tërmeti i shoqëruar nga tsunami ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë në pothuajse 4 milionë shtëpi në Tokio dhe në zonat përreth.
Tsunami rrezikon t’i përfshijë edhe 20 vende tjera si Rusia, Indonezia, Amerika Qendrore, si Guatemala, El Salvadori dhe Costa Rica, si dhe Hawaii.
Similar topics
» 2022 Tsunami (2009)
» Shpërthim i ri në Japoni
» Tërmet në Kosovë - epiqendra e tërmetit afër Istogut
» Japoni: Facebook mbetet prapa Twitter
» Gara e Bahrejnit, në rrezik
» Shpërthim i ri në Japoni
» Tërmet në Kosovë - epiqendra e tërmetit afër Istogut
» Japoni: Facebook mbetet prapa Twitter
» Gara e Bahrejnit, në rrezik
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi