Japoni: Facebook mbetet prapa Twitter
Faqja 1 e 1
Japoni: Facebook mbetet prapa Twitter
Facebook po rritet më ngadalë se sa që ka planifikuar në tregun e rrjeteve sociale në Japoni. Disa mendojnë se kjo po ndodh pikërisht për shkak të disa shërbimeve të ngjashme lokale, siç është Mixi.jp, mirëpo në anën tjetër, Twitter është rrjeti i dytë më i përdorur social në këtë vend.
Shërbimi i mikro-blogut i cili lejon vetëm 140 shkronja gjatë freskimit të statusit personal, ka shënuar një rritje të katërfishtë, ose 428 për qind - për të qenë të saktë, ndërsa sot kjo faqe ka më shumë se 13.2 milion vizitorë unik, vetëm nga ky vend aziatik.
Këto shifra e bëjnë rrjetin social Twitter të rangohet si shërbimi i dytë në Japoni, pas faqes lokale Mixi.jp, e cila ka 3 milion më shumë vizitor unik, ndërsa Facebook mbetet i treti në listë me vetëm 5.3 milion përdorues aktiv – edhe pse kjo faqe ka shënuar një rritje prej 78 për qind, krahasuar me vitin e kaluar.
Depërtimi i rrjeteve sociale në vendet ku nuk përdoret alfabeti romak duket të jetë më i vështirë, dhe Facebook thotë se është në dijeni për këtë fakt, dhe se do të ndërmarrë hapa të rëndësishëm për ta përmirësuar pozitën e vet në këto tregje.
Similar topics
» Shpërthim i ri në Japoni
» Tërmet dhe tsunami në Japoni, në rrezik mbi 20 vende (Video)
» Galliani: Gatusso mbetet kapiten i Milanit
» Ndodh që edhe Genta të mbetet pa parukiere
» Twitter sjellë llogaritë e vërtetuara
» Tërmet dhe tsunami në Japoni, në rrezik mbi 20 vende (Video)
» Galliani: Gatusso mbetet kapiten i Milanit
» Ndodh që edhe Genta të mbetet pa parukiere
» Twitter sjellë llogaritë e vërtetuara
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi