Ingridi: Kam vendosur të martohem, ka ardhur koha të krijoj familje Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Ingridi: Kam vendosur të martohem, ka ardhur koha të krijoj familje Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ingridi: Kam vendosur të martohem, ka ardhur koha të krijoj familje

Shko poshtë

new Ingridi: Kam vendosur të martohem, ka ardhur koha të krijoj familje

Mesazh nga Dg Mon Apr 04, 2011 8:29 am

Ingridi: Kam vendosur të martohem, ka ardhur koha të krijoj familje Ingrid-gjoni-300x246

“Ka ardhur koha të martohem dhe unë, ndiej dëshirën për të krijuar familjen time”. Është kjo dëshira më e fundit që këngëtarja Ingrid Gjoni e ka shprehur publikisht në programin “Pasdite në Top Channel”, ndërsa ka qenë e ftuar në emisionin e përditshëm të drejtuar nga Genta Popa.

Pyetjeve të saj në lidhje me jetën private ajo iu është përgjigjur se pak a shumë në këtë mënyrë, se tashmë që ka kaluar një jetë intensive artistike mes kërcimit dhe muzikës, udhëtimeve e koncerteve po mendon seriozisht për t’u martuar dhe për të krijuar sa më shpejt familjen e saj.
“Mendoj që pas një jetë intensive, duke ushtruar karrierën time muzikore, tani më duhet të gjej qetësinë, duke krijuar një familje të mirë”. Në intervistën e para pak ditëve, ku u rrëfye për jetën private, projektet artistike dhe frikërat e saj, Ingridi theksoi se e vetmja gjë që e tremb në jetë, është vdekja. “Më trembim ndodhitë në jetë që nuk janë në dorën time, se për të tjerat jam optimiste, mjafton të jem me shëndet mirë”, pohoi ajo.

Ndërkohë për sa i përket dashurisë, ajo preferoi të mos fliste me detaje konkrete për njeriun me të cilin po jeton një histori dashurie për momentin. Nuk dihet nëse ajo preferon që të organizojë ceremoni të madhe martese, apo thjesht të bëjë një ceremoni të thjeshtë celebrimi.

Gjithsesi, se si duket me veshje nuseje ajo e ka provuar një herë së bashku me modelen Skandinada Lalaj. Ato kanë pozuar të dyja bashkë, të veshura si nuse, me fustanet e zgjedhura të sallonit të nuseve “Frida Xhoi & Xhei” në Tiranë. Kanë realizuar disa foto me fustane të ndryshme, të përshtatura me stilin dhe portretet e tyre.

Aktualisht, këngëtarja është angazhuar me koncerte të ndryshme në Shqipëri dhe jashtë, ndërsa po punon për një këngë të re, të cilën do e publikojë së shpejti. Nuk dihet se si po shkojnë punët me të dashurin e saj, për të cilin nuk ka preferuar të flasë hapur në media.

Dg
Dg
Super.Moderator
Super.Moderator

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 1326
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 38
Regjistrim Regjistrim : 09/02/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Repulika kosoves
Humori Humori : Xhixha Buba
Hobi Hobi : Gjithcka Qka ta mer mendja ty
Horoskopi : Pisces

http://www.albveraa.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi