Thirrjet’ që tregojnë raportin në çift
:: Trupi & Shendeti :: Lifesyle
Faqja 1 e 1
Thirrjet’ që tregojnë raportin në çift
Psikologjia mashkullore është një ajsberg që mban të fshehur një serë sjelljesh mjaft të dyshimta. Por, mjaftojnë disa fjalë për të kuptuar që ai të do vërtet...
Kujtohu se cilat janë fjalët që ai thotë për ty me përkëdheli: vogëlushe, e dashur, lepurushe, apo...! Psikologët mendojnë se janë këto gjëra që tregojnë jetëgjatësinë e një lidhjeje, duke nxjerrë në pah edhe tipin e të dashurit tuaj. Nëse Ai të thërret vogëlushe, do të thotë që ai ka ide të qarta mbi një pikë: një burrë që do të ketë gjithnjë dominim mbi femrat, të cilat i duken atij të vogla. Fantazia e tij drejtohet nga të qenit Ai gjithnjë lideri. Kujdes është një tip që kërkon lidhje kalimtare me ty, megjithatë edhe ti duhet të tregosh që nuk je një vogëlushe, lodër në duart e tij.
Nëse ai të quan "e dashur", të konsideron njëlloj si nëna e tij apo një mikeshë. Kjo tregon se Ai, përveçse është një tipik ekonomiqar në fjalë, është mjaft miqësor me ty, duke të lënë të kuptosh, se edhe pas një ndarje të mundshme, ju mund të jeni sërish dy miq të mirë. Fundja kjo vlen të verifikohet.
Nëse ai të thërret në mbiemrin tënd, bëhet fjale për një sjellje ironike. Shpesh janë tipa të qëndrueshëm dhe garantojnë një lidhje të sigurt në horizont.
Nëse të quan "thesari im", bëhet fjalë për një tip që vlerëson shumë intimitetin. Kujdes, është një tip i lindur për të tradhtuar, mos ia ndani kurrë sytë. Por, nuk mungojnë as rastet kur ai të thërret me emrin e një tjetre. Një mashkull egocentrik, për të qenë mjaft bastard brenda tij dhe mbi të gjitha mjaft inteligjent. Jepini duart. Në këtë mënyrë do të reflektoni për gabimin që keni bërë.
:: Trupi & Shendeti :: Lifesyle
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi