Albania Fashion Week vjen nga 11 deri më 15 maj
Faqja 1 e 1
Albania Fashion Week vjen nga 11 deri më 15 maj
Nga data 11 maj, një ditë pas zgjedhjeve lokale në Shqipëri, për pesë ditë me radhë do të zhvillohet ngjarja vjetore e modës, “Albania Fashion Week”.
Evenimenti do mbahet në ambientet e “Teatrit Kombëtar” në Tiranë dhe do të mbajë moton “On The Road”, ku do të prezantohen modelet e disenjatorëve shqiptarë për sezonin vjeshtë-dimër 2011/12.
Java Shqiptare e Modës organizohet nga “Dhoma Kombëtare e Modës” dhe në të do të prezantojnë kreacionet shumë disenjatorë, përfshirë edhe stilistët vendas si Rezarta Skifteri, Anila Konomi, Mirela Cici, dhe stilistë të njohur të huaj si Agatha Ruiz de la Prada, Charles Svingholms, Michael Aslanis, Alen K, Mirabelle Supure e të tjerë.
Kreacionet të cilat do të prezantohen do të jenë ekskluzive për “Albania Fashion Week”. Ndërsa, risia e këtij viti e “Albania Fashion Week” është edhe organizimi i një panairi, në të cilin mund të marrin pjesë secili nga pjesëmarrësit që janë të interesuar. Pikërisht në këtë panair ata do të mund të krijojnë kontakte të drejtpërdrejta me biznesmenët e interesuar për bashkëpunime të mëtejshme.
Similar topics
» Në prill mbahet Kosova Fashion Week
» “X Factor Albania” në Tv Klan
» Në YouTube deri në 2 gigabajt
» Supermodel of Albania, fiton Mikaela Brokeri
» Deri Kur 1
» “X Factor Albania” në Tv Klan
» Në YouTube deri në 2 gigabajt
» Supermodel of Albania, fiton Mikaela Brokeri
» Deri Kur 1
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi