Në prill mbahet Kosova Fashion Week
Faqja 1 e 1
Në prill mbahet Kosova Fashion Week
Agjencioni i modës Gecjan Group në bashkëpunim me Radio Televizionin 21 organizon "Kosova Fashion Week 2009".
Ky është një organizim i veçantë në formatin e tij, i cili përveç mundësisë së promovimit të kreacioneve do të krijojë edhe mundësi të blerjes së tyre drejtpërsëdrejti gjatë shfaqjes dhe gjatë transmetimit në TV 21, përmes porosisë.
Projekti, “Kosova Fashion Week 2009”, ka për qëllim që të mbështesë dhe t’i krijojë hapësirë pasqyrimit të vlerave të punimeve të kreatorëve nga Kosova dhe Shqipëria, salloneve të bukurisë dhe kreatorëve për fëmijë.
Organizimi është në fazën e fundit të përgatitjeve, kështu që “Java e modës në Kosovë” do të mbahet me datat 10,11 dhe 12 prill në Sheshin 21, në Prishtinë.
Kreatorët e përzgjedhur për të marrë pjesë në “Kosova Fashion Week 2009”:
Shkolla e modës “Designe Factory” – Prishtinë
Instituti i modës “Sipam AB” – Prishtinë
“Butique Arjeta” - Prizren
Shtëpia modës “Tabja” - Drenas
Shtëpia e modës “Menakon” - Gjilan
Shtëpia e modës “Bora” - Gjakovë
Kreatorja Mimi Memiaj - Tiranë
Kreatorja Suzana Susuri – Prizren
Shtëpia e modës “Djelli Fashion” - Prishtinë
Sallonet e bukurisë që janë përzgjedhur që të marrin pjesë në “KFW09” :
Laric Studio – Prishtinë
Top Fashion – Vushtri
Salloni “Ruka” – Fushë Kosovë
Po ashtu në mesin e 553 modeleve konkurruese janë përzgjedhur 42 vajza, të cilat do t’i prezantojnë veshjet e kreatorëve më të mirë shqiptarë në “Kosova Fashion Week 2009”.
Similar topics
» Në prill mbahet Miss Shqiptarja në Evropë
» Mis Kosova 2008 në “Miss Fashion TV” në Turqi
» Albania Fashion Week vjen nga 11 deri më 15 maj
» Mbahet Java e modës në Kosovë
» T-Mobile G2 vjen më 21 prill?
» Mis Kosova 2008 në “Miss Fashion TV” në Turqi
» Albania Fashion Week vjen nga 11 deri më 15 maj
» Mbahet Java e modës në Kosovë
» T-Mobile G2 vjen më 21 prill?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi