Operacioni “Bin Laden” – detajet!
Faqja 1 e 1
Operacioni “Bin Laden” – detajet!
Sigurisht se vrasja e liderit të organizatës terroriste Al Qaeda ka zgjuar vëmendje të jashtëzakonshme në mbarë opinionin botëror dhe Telegrafi ju sjell detajet e operacionit të vrasjes së njeriut më të kërkuar në botë, Osama Bin Ladenit.
Pak pas mesnatës, ora 21:00 sipas kohës lokale në Pakistan, dy helikopterë të tipit CH47 Chinook janë nisur nga Afganistani në drejtim të Pakistanit. Caku: Një villë në Abbottabad.
Në fakt, sulmi ishte i planifikuar që nga java e kaluar, me presidentin Barack Obama që kishte dhënë dritën e gjelbërt për ekzekutimin e tij të premtën.
Minutat e fundit të Bin Ladenit
Në operacionin ushtarak sipas mediave amerikane kanë qenë të përfshirë 25 ushtarë të njësisë speciale Anti-Terror “Navy Seals”. Sulmi i amerikanëve filloi nga helikopterët e lartpërmendur.
Më pas kishte të shtëna të mëdha, me ç’rast u rëzua një aeroplan. Besohet se vet Bin Laden kishte shtënë mbi sulmuesit, ndërsa ai refuzoi kërkesën e ushtarëve amerikanë për t’u dorëzuar. Pak pasi refuzoi t’u dorëzohej pjestarëve të njësisë Anti-Terror, Osama Bin Laden ishte vrarë me një plumb në kokë.
Koha e vdekjes besohet të jetë ora 1:30 apo 2:00 e kohës lokale evropiane.
Ende mbeten edhe shumë pyetje pa përgjigje, sa i përket vendndodhjes së Bin Ladenit. Abbottabadi, qyteti ku u fsheh Bin Laden konsiderohet si një prej vendeve kryesore të ushtrisë pakistaneze, ku jetojnë disa oficerë të pensionuar të ushtrisë pakistaneze, gjë që zgjon dyshime mbi atë nëse Bin Laden kishte lidhje të brendshme me autoritetet përgjegjëse për sigurinë e Pakistanit.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi