Azerbajxhani triumfon në Eurovizion
Faqja 1 e 1
Azerbajxhani triumfon në Eurovizion
Ell dhe Nikki
Kënga “Running Scared” e kënduar nga Ell dhe Nikki është shpallur fituese e edicionit të sivjetmë të Festivalit evropian të këngës- Eurovision.
Me tekst dhe kompozim të Stefan Oern, Sandra Bjurman dhe Iain Farquharson, kënga që përfaqësoi Azerbajxhanin arriti të grumbullojë plot 221 pikë.
Vendin e dytë e zuri Raphael Gualazzi nga Italia me 189 pikë, ndërsa në vend të tretë u rendit Eric Saade që përfaqësoi Suedinë me 185 pikë.
Finalja e mbajtur në Duesseldorf Arena vuri në konkurrim 25 shtete të cilët kishin përfaqësuesit e tyre, ndërkaq fansat nga 43 shtete dhanë votën për të pëlqyerit e tyre.
Megjithatë, si zakonisht, në të shumtën e rasteve votat u ndanë ndërmjet shteteve fqinje, kështu që edhe “Eurosong 2011” u përcoll me të ashtuquajturin ‘votim politik’.
Ndërkohë, ditë më parë, këngëtarja që përfaqësoi Shqipërinë, Aurela Gaçe, nuk arriti që të kualifikohej në finale me këngën “Feel the Passion”.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi