Në “Dancing with the stars” triumfon Enver Petrovci Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Në “Dancing with the stars” triumfon Enver Petrovci Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në “Dancing with the stars” triumfon Enver Petrovci

Shko poshtë

new Në “Dancing with the stars” triumfon Enver Petrovci

Mesazh nga Dg Mon Apr 04, 2011 8:28 am

Në “Dancing with the stars” triumfon Enver Petrovci Dencin-with-the-stars-albania


Produksioni i Holta Dulakut do të transmetohet çdo të enjte, ora 21:00, në “Vizion Plus” dhe në platformën “Tring Digital”.

Mes etheve dhe magjisë televizive, ka startuar të enjten mbrëma ekskluzivisht në ‘Tring Digital’ dhe ‘Vizion Plus’, edicioni i dytë i spektaklit galant të vallëzimit, “Dancing with the stars Albania”.

Producentja Holta Dulaku, regjisorja Vera Grabocka dhe stafi i ‘Tring Digital’ dhe ‘Vizion Plus’ kanë sjellë për publikun shqiptar emocione të reja përmes skenave dhe prapaskenave të këtij spektakli madhështor, të licencuar nga rrjeti prestigjioz televiziv britanik “BBC”.
Vipat në garë janë dukur në formë të shkëlqyer, madje sipas kryetarit të jurisë, Ilir Shaqiri, mes tyre ndihet dhe një atmosferë afrimiteti më e madhe nga viti i kaluar, çka flet qartë për një punë parapërgatitore të zhvilluar me shumë seriozitet. Surpriza e mbrëmjes së parë të “Dancing with the Stars” ka qenë aktori i njohur Enver Petrovci, i cili me valsin e interpretuar, fitoi jo vetëm duartrokitje në sallë (gjatë dhe pas interpretimit), por edhe 25 pikët të dhëna nga juria, i cili ka qenë vlerësimi më i lartë i mbrëmjes, që e rendit aktorin Petrovci në krye të listës së VIP-ave.

Megjithatë, kjo renditje mbetet e përkohshme, pasi shumë shpejt mund të ndryshojë në varësi të votimit nga publiku i Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, përmes numrave përkatës. “Në vals nuk ia merr njeri babës”, thotë duke qeshur aktori Enver Petrovci, teksa ndodhemi në Gold-room, dhe spektakli sapo ka përfunduar.

Të 12 VIP-at kanë zbritur në arenën e yjeve, ku performuan vallëzimet e tyre mambo, vals dhe tango. Ndërsa janë bërë të ditur emrat e VIP-ave pjesëmarrës në këtë edicion të “Dancing with the stars”, edhe juria mbetet e njëjta, kryesuar nga balerini profesionist Ilir Shaqiri dhe krah tij gazetarët, Arian Çani e Iva Tiço.

Poetesha Mimoza Ahmeti pati një shkëmbim batutash me Ilir Shaqirin e Arian Çanin, ndaj kritikave që juria i bëri kësaj të fundit, por ajo nuk e humb shpirtin e lojës. “Iliri u tregua pak cinik me vlerësimin që më dha, por nuk kam ndërmend ta mbaj gojën mbyllur që të vlerësohem mirë dhe keni për ta parë, as në të ardhmen nuk do të më mungojnë batutat”, shprehet ajo.

Sipas Mozës, mbi të gjitha, rëndësi ka të argëtohesh me përvoja të reja dhe të jesh gjithmonë vetvetja, pavarësisht rezultatit. Aktorja durrsake Olta Gixhari, pas tangos së saj pasionante, shprehet se “nëse do të vazhdojë me këtë entuziazëm dhe mbështetje nga publiku, ka për të ecur gjatë në këtë garë vallëzimi mes yjeve, që po e shijon gjithnjë e më tepër.” Emocionet nuk kanë munguar për VIP-at, ndonëse shumica e tyre nuk e kanë të re daljen nëpër spektakle dhe ekrane televizive.

Në fakt, e reja për të gjithë është arena e vallëzimit, që nuk i ka lënë pa drithërima regjisorin Hervin Çuli, bukuroshen Agnesa Vuthaj, francezen Eloise le Petit, këngëtaret Vesa Luma e Çiljeta Xhilaga, këngëtarin Shpat Kasapi dhe Olsi Mingomatën, i njohur për pjesëmarrjen e lojën e tij në një nga edicionet “Big Brother”. Vipat, ndonëse të mësuar me skenën dhe spektaklin, e kanë nisur këtë premierë të “Dancing with the stars” plot emocione, pasi për herë të parë ata bëhen pjesë e një projekti të tillë, ku gara është në vallëzim dhe jo në aktrim, muzikë, poezi, modë apo publicistikë.

Në fakt, kush më pak e kush më shumë, të gjithë e kanë kaluar me sukses provën e tyre të parë zyrtare. Nën skenografinë e re kanë shkëlqyer dhe prezantuesit e rinj të “Dancing with the stars Albania”, Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi, të cilët tregojnë pas shfaqjes se mbetën të kënaqur nga ajo që dhanë dhe ndihen shumë mirë në këtë pozicion.

Madje Ami, pohon se tashmë që është afruar sërish me vallëzimin, ka nisur t’i ketë paksa zili çiftet në garë dhe ndoshta në të ardhmen mund të mendojë të jetë pjesë e spektaklit si konkurente. Një gjë është e sigurt, emocione të tjera na presin të gjithëve me “Dancing with the stars” gjatë javëve në vijim, kur të nisin eliminimet e VIP-ave dhe gara të ndizet më tej.

Dg
Dg
Super.Moderator
Super.Moderator

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 1326
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 38
Regjistrim Regjistrim : 09/02/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Repulika kosoves
Humori Humori : Xhixha Buba
Hobi Hobi : Gjithcka Qka ta mer mendja ty
Horoskopi : Pisces

http://www.albveraa.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi