Argjentina: Ndihem e përkëdhelur nga fama
Faqja 1 e 1
Argjentina: Ndihem e përkëdhelur nga fama
Argjentina Ramosaj ka thënë gjatë një interviste për Telegrafi.com se ajo ndihet e përkëdhelur që është një femër e bukur dhe e famshme.
Këngëtarja e ka thënë këtë me modesti pasi, sipas saj, të jesh e bukur është dhuratë, ndërsa për të qenë e famshme duhet edhe shumë punë.
“Nuk mund të mos e pranoj që e ndjej veten të përkëdhelur nga ky fakt. Kudo që unë shkoj njerëzit më flasin, më japin komplimente, duan foto, dhe në këtë sens unë them se jam e përkëdhelur, por nga ana tjetër nuk është dhe ndonjë gjë shumë e madhe të jesh e bukur sepse është diçka që thjesht të është dhuruar”.
“Ndërsa, ajo që ti jep në karrierë, në punën tënde të bën të ndjehesh vërtetë e bukur, e kompletuar. Unë më mirë ndjehem kur më thonë se sa bukur këndova, apo kur më thonë se ke ndryshime nga sezoni në sezon dhe eksperienca jote si prezantuese sa vjen e po formohet, se sa kur më thonë se isha veshur bukur, apo sa bukur i kishe lyer sytë etj. Këto janë gjëra që tashmë nuk kanë me ndonjë rëndësi të madhe për mua”, ka thënë Ramosaj.
Argjentina e ka përshkruar vetën si një person me zemërgjerësi, besnike, por ndonjëherë edhe impulsive.
“Është pak e sikletshme të flasësh për veten në këtë mënyrë. Por, unë te vetja shoh shumë besnikëri, zemërgjerësi, një tip shumë të formuar, impulsive nganjëherë, por edhe direkte”, ka shtuar ajo.
Similar topics
» Argjentina Ramosaj: Fama është gjë e bukur
» Altuna Sejdiu: Ndihem seksi
» Argjentina Ramosaj, shumë e kërkuar
» Argjentina probleme me të dashurin?
» Shkëlqen Argjentina, fitore 4-1
» Altuna Sejdiu: Ndihem seksi
» Argjentina Ramosaj, shumë e kërkuar
» Argjentina probleme me të dashurin?
» Shkëlqen Argjentina, fitore 4-1
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi