Barrikadat sollën deri te marrëveshja?
Faqja 1 e 1
Barrikadat sollën deri te marrëveshja?
Drejtori i Qendrës për politikë të re në Beograd, Vladimir Todoric, ka vlerësuar se marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, është maksimumi që ka mundur të ndodhë në këtë moment.
Sipas tij, këtë marrëveshje e kanë mundësuar barrikadat të cilat i kanë vënë serbët në veri të Kosovës, dhe se tani është koha që të bisedohet për largimin e tyre.
Todoric ka thënë për Tanjug se nuk do të kishte ardhur deri te kjo marrëveshje po të mos ishin barrikadat, sepse, sipas tij, ka ekzistuar një synim i qartë që marrëveshja e 2 shtatorit rreth vulave doganore të interpretohet edhe si marrëveshje rreth pikëkalimeve kufitare.
“Barrikadat kanë qenë të menduara dhe kanë pasur për qëllim arritjen e një marrëveshje të këtillë. Tash ekzistojnë arsye të mjaftueshme që të bisedohet në linjën Beograd – serbë të Kosovës, për largimin e tyre”, ka thënë Todorovic.
Similar topics
» Marrëveshja në xhepat e Thaçit e Pacollit
» Deri Kur 1
» Deri Kur 1
» Në YouTube deri në 2 gigabajt
» Adil Ramadani - Deri ne fund
» Deri Kur 1
» Deri Kur 1
» Në YouTube deri në 2 gigabajt
» Adil Ramadani - Deri ne fund
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi