Juna e Big Brother 1: Historia vazhdon… Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Juna e Big Brother 1: Historia vazhdon… Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Juna e Big Brother 1: Historia vazhdon…

Shko poshtë

new Juna e Big Brother 1: Historia vazhdon…

Mesazh nga AlbveraPress Sat Dec 05, 2009 8:14 am

Juna e Big Brother 1: Historia vazhdon… Juna-300x244


Juna e “Big Brother 1″. Si është të jesh balerinë, planet për muzikën dhe ca gjëra më shumë për vete
Sa po ka dal nga solari ku ka marrë pak ngjyrë dhe pasi të mbarojë bisedën me ne, duhet të shkojë të provojë kostumin që do të veshë këtë të diel.
Kjo periudhë ja ka bërë me intensive ditën dhe njëkohësisht më interesante, Juna e “Big Brother 1″ është spikatur si një ndër personat që kërcen më mirë në spektaklin që realizohet në “E diell”.
Si një vajzë që “dashuron” botën e spektaklit, ajo mundohet që çdo gjë që ka të bëjë me televizion ta kryejë më së miri.
Por, ky përkushtim ka bërë që të lërë disi pas dorë studimet për “Ekonomi-Biznes”, e cila i vazhdon në Universitetin Bujqësor Kamzë. Nga ana tjetër është shumë e kujdesshme për veten dhe imazhin e saj. Pranon se pjesën më të madhe të të ardhurave të saj i shpenzon për lukun, pasi kështu do të ndihej më mirë. Ndërsa pjesëmarrjen ne televizion e quan si një argëtim, i cili i ka dhuruar shumë kënaqësi.
Në këtë intervistë, Juna na tregon se historinë e klipit që është realizuar nga Çiljeta Çilaga, ku ajo ka pasur rolin e vajzës që i “merr” të dashurën Çilit, ngjarja do të vazhdojë në një pjesë të dytë të këngës që do të jetë vazhdim i së parës, por ajo ende nuk e di se çfarë do të bëhet më të këtë herë.
Juna, pjesëmarrja në “E diell” dhe provat e herë pas hershme ju kanë kthyer në balerinë, si ndiheni në këtë pozicion?
Po shumë mirë. Jam shumë e kënaqur. Gjithmonë e kam pasur qejf kërcimin, që në fëmijëri, por e kam thënë që është komplet gjë tjetër të kërcesh për qejfin tënd dhe shumë ndryshe të kërcesh me një koreografi. Po mundohem të përfitoj diçka nga kjo eksperiencë dhe e kam marrë seriozisht, nuk është se e neglizhoj.
Nga sa ju kemi parë, dukeni një person që i kapni lehtë koreografitë, apo jo?
Po është e vërtetë por, në këtë anë kam një avantazh se duke pasur vesh muzike më ka ndihmuar shumë për të kapur lëvizjet. Kjo gjë është e rëndësishme.
Dalje çdo të diel në televizion mendon se ju ka ndihmuar në ato çfarë ju keni prioritet?
Po, u bënë gati dy vjet që kur unë kam marrë pjesë në “Big Brother” dhe dalja në ekran është goxha publicitet. Pasi mbarojë Bigu… kam konkurruar në “Top Fest” dhe aty fillova të dilja pas një fame që më dha ky realiti-shou. Po normal që dalja në “E diell” na ndihmon, sidomos për mua që më pëlqen muzika, skena… mbase do të më ndihmojë më shumë kur të merrem me muzikë, se tani e di që e kam lënë pas dore.
Keni ndërmend të filloni të merreni me muzikë?
Po, sigurisht që angazhimi në fushën muzikore bën pjesë në planet e mia të afërta. Por tani jam në fund të vitit të tretë në shkollë dhe pasi ta mbaroj do t’i përkushtohem këngës.
Keni ndërmend t’i futeni ende më shumë botës së spektaklit pas këtyre angazhimeve?
Sigurisht, nga ajo që më pëlqen bota e spektaklit jam marrë me muzikë dhe kam pranuar me kënaqësi të jem pjesë e “E diell”. Dhe do ta pranoja me kënaqësi çdo ftesë që do të më bëhej në këtë fushë.
Si ndiheni kur bëni padieshkën?
Padieshkat janë të lehta, mesatare, të vështira. Mbajë mend në valsin që kam kërcyer kam pasur një padieshkë që ka qenë vërtetë e vështirë dhe ishte pikërisht fustani që më shpërqendroi. Për ne që jemi amator, gjëja më e vogël ndikon shumë, ai veprim nuk është se më ka pëlqyer, por kaloi.
Sa i jeni përkushtuar shkollës këto kohë?
Shumë pak, mund të jetë e para në renditje për nga rëndësia, por unë e kam lënë të fundit. Jo se nuk dua të shkoj në shkollë, por janë këto gjerat momentale që ta shpërqendrojnë pak vëmendjen. Sezonin tjetër i kam vënë kusht vetes që do të shkoj përditë në shkollë.
Ja vlen të bëjmë pyetjen, është Juna një nxënëse e mirë?
Jo, ju mund të bëni pyetjen; a i ke marrë provimet? . Mund të them vetëm që i kam përmbush kreditet, vetëm një lëndë kam ende pa e marrë.
Shkolla që unë kam është Ekonomi-Biznes në Kamëz, nuk është se kam shkuar me dëshirë atje, por në bazë të sistemit që ishte para tre vjetësh, atje më ra bingoja të fitoja, ndërsa masterin do ta realizoj në një degë tjetër, por ende nuk e kam vendosur.
Pas daljes nga “Big Brather” jeni përfolur për probleme në jetën tuaj private, po tani si është kjo pjesë e jetës suaj?
Momentalisht jam shumë mirë. Jeta ime private është e imja. Por, mund të them që jam mirë. Megjithëse janë thënë disa gjëra pa kuptim në atë kohë, por nuk dua t’i komentoj më. Dua vetëm të them që ndihem mirë.
Ndiheni mirë me të gjitha gjërat që keni bërë deri në këto momente me jetën tuaj?
Në të gjitha gjërat që kam bërë në lidhje me televizionin më pëlqen më shumë kënga dhe do të jem pjesëmarrëse në “Top Festin” e radhës. Megjithëse prej më shumë se një viti këndoj në karaoke dhe i organizoj ato.
Si i keni marrëdhëniet me kolegët e tjerë të baletit?
Marrëdhënie shumë të mira. Dalim pimë kafe pas provave. Të dielën, kush fiton qeras. Ai nuk është një konkurs i mirëfilltë apo garë, ai është më tepër një shou.
Paguheni ju për daljen tuaj çdo të diel në ekran?
Po, po, sigurisht që paguhemi. Kemi një javë që shkojmë çdo ditë në prova, nga e marta deri të dielën ne jemi çdo ditë atje. Dhe unë për atë punë e kam lënë dhe disi pas dore shkollën.
Sa i mendoni gjërat para se të merrni një vendim?
I mendoj shumë gjërat para se të them fjalën e fundit, po e keqa ime është se në fillim unë mendoj anën negative, por duke menduar këtë anë ndonjëherë nuk guxon.
Jeni penduar ndonjëherë për ndonjë gjë deri më tani?
Penduar jo, t’i bëja në një formë tjetër ndoshta.
E mbani mend herën e fundit kur keni qarë?
Nuk qaj shpesh, përderisa nuk më kujtohet i bie që të ketë qenë larg.
Jeni penduar që keni marrë pjesë në “Big Brather”?
Jo, nuk jam penduar. Jam penduar për mënyrën se si u solla, duhet të isha më brenda lojës. Nuk e mendova ashtu, kujtoja se do të kisha njerëz që do ma duan të mirën, mendova se do të ishin të gjithë si puna ime dhe në këtë formë e “hëngra”.
Jeni pjesë e klipit të Çiljetës, ku keni rolin e vajzës që i “merr” të dashurin këngëtares, si vazhdon historia?
Është një propozim që na e bëri Çili si shoqëri, po ka dalë bukur. Ajo ka thënë që do të bëjë serinë e dytë, domethënë vazhdimin e kësaj kënge me të njëjtat personazhe. Nuk e di se si do të vazhdojë historia ime dhe si do të jetë përgatitur skenari, do ta pranojë Çili atë që e tradhtoi apo jo!!
AlbveraPress
AlbveraPress
Albveraa Press
Albveraa Press

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 639
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 34
Regjistrim Regjistrim : 08/02/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Ne dreq te mallkuar
Humori Humori : Nuk edi
Hobi Hobi : Gazetar
Horoskopi : Pisces

http://www.albveraa.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi