Rikthimet më të mëdha në sport Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Rikthimet më të mëdha në sport Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rikthimet më të mëdha në sport

Shko poshtë

Rikthimet më të mëdha në sport Empty Rikthimet më të mëdha në sport

Mesazh nga tingulli-3 Sat Jan 02, 2010 10:51 am

Me Michael Schumacher që ka konfirmuar rikthimin e tij në Formula 1 në fund të këtij viti (2009), ne do t’ju sjellim edhe rikthimet më të mëdha të të gjitha kohërave në sport.


Rikthimet më të mëdha në sport Shui-rikthim

Bota e sportit është e mbushur me ish-kampionë, të cilët ëndërrojnë të rikthehen në kulmin e profesionit të tyre për të mësuar gjeneratën e re. Por rikthimi nuk funksionon gjithmonë... Krahas një Niki Lauda, i cili u largua nga Formula 1 për t’u rikthyer më pas dhe për të fituar titullin e kampionit në vitin 1984, është edhe një Bjorn Borg rikthimet e të cilit në vitin 1984 dhe 1991 përfunduan me dështime.

Të rikujtojmë edhe Martina Hingis e cila u pensionua dhe pastaj u rikthye në tenis para se të përjashtohet pas testeve pozitive në kokainë në vitin 2007.

Tash, kampioni i shtatëfishtë botëror në Formula 1, Michael Schumacher, është i gatshëm të rrezikojë me statutin e tij të legjendës duke u rikthyer në sport në moshën 40-vjeçare, tre vite pasi hoqi dorë nga timoni.

Ai ka nënshkruar marrëveshje njëvjeçare të vlefshme 7 milionë funte me Mercedes për të garuar në sezonin e ardhshëm. Nëse Schumacher do t’ia dalë të tregojë veten dhe të jetë një rival i ashpër për Lewis Hamilton dhe Jenson Button, ai do të jetë rikthimi më i madh në botën e sportit.

Në vazhdim pesë rikthimet më të mëdha në sport:

George Foreman

Kampion olimpik i vitit 1968 në Mexico City, kushte ishte në moshën 19-vjeçare, Foreman u bën kampion pesë vite më vonë kur mposhti Joe Frazier në vitin 1973.
Ai e humbi shiritin e kampionit ndaj Muhammad Ali një vit më vonë në ‘The Rumble in the Jungle’ në Afrikë dhe në vitin 1982 hoqi dorë nga boksi. Por pas 12 vitesh jashtë ringut, ai u rikthye në vitin 1994 duke u përballur me Michael Moorer dhe u bë kampioni më i moshuar i botës, në moshën 45-vjeçare.

Rikthimet më të mëdha në sport Foreman

George Foreman rrëzon në dysheme kampionin në fuqi për të fituar titullin e kampionit në moshën 45-vjeçare

Lance Armstrong

Çiklisti me sukses i bëri ballë kancerit në testikuj për të fituar në numër rekord, shtatë tituj radhazi në Tour de France, dhe për t’u pensionuar pas finales së vitit 2005.

Por ai u rikthye mbi pedale vitin e kaluar dhe edhe pse nuk e fitoi këtë turne në vitin 2009, 37-vjeçari përfundoi i treti dhe ishte mjaft mbresëlënës, pavarësisht se u ‘përplas’ me çiklistin tjetër të ekipit të tij Astanta, Alberto Contador

Rikthimet më të mëdha në sport Lance

Lance Armstrong duke festuar titullin e vitit 2005

Kim Clijsters

Tenistja belge u largua nga ky sport në vitin 2007 me një titull Grand Slam në emrin e saj, për t’iu përkushtuar familjes. Megjithatë Clijsters vendosi të rikthehet dhe vetëm pas dy turneve ‘nxehëse’ këtë vit ajo fitoi turneun US Open pasi eliminoi të dyja motrat Williams dhe u bë nëna e parë që fiton këtë turne Grand Slam që nga Yvonne Cawley, 29 vite më herët

Rikthimet më të mëdha në sport Kimfemer

Kim Clijsters me trofeun e US Open

Lester Piggott

Fituesi i nëntëfishtë i garës së vrapimit me kuaj ‘Derby’ u pensionua në fund të sezonit të vitit 1985 dhe u bë trajner. Ai u dënua me tre vite burgim për parregullsi në pagesën e taksave në vitin 1987 dhe pasi u lirua brenda një viti Piggott u kthye edhe një herë mbi shalë në moshën 54-vjeçare në vitin 1990.

Ai fitoi kupën Breeders Cup Mile brenda dhjetë ditësh dhe trofeun tjetër “2000 Guineas” në vitin 1992 në ‘Rodrigo de Triano’ para se të largohet nga sporti, kësaj here për të mirë, në vitin 1995.


Rikthimet më të mëdha në sport Lestem

Lester Piggott duke kalëruar në fushën ‘Rodrigo de Triano’ për të fituar trofeun ‘2.000 Guineas’ në vitin 1992

Michael Jordan

Mbase basketbollisti më i madh i të gjitha kohërave, Jordan u pensionua dy herë, së pari në vitin 1993 para se të kthehet dy vite më pas dhe të drejtojë Chicago Bulls edhe për tre kampionate tjera.

Në vitin 1999 ai u larua sërish, por u rikthye shpejt me Washington Wizards të cilin e shndërroi në ekipin e dytë më të ndjekur në NBA, por, megjithëse ishte një lojtar yll, nuk mundi t’i ndihmojë ekipit të fitojë ndonjë titull dhe u pensionua përfundimisht në vitin 2003 në moshën 40-vjeçare.

Rikthimet më të mëdha në sport Jordan-m

Michael Jordan është legjenda e Chicago Bulls
tingulli-3
tingulli-3
Moderator
Moderator

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 416
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 47
Regjistrim Regjistrim : 29/05/2009
Vendbanimi Vendbanimi : United State
Humori Humori : Nothing
Hobi Hobi : Gjithcka
Horoskopi : Aquarius

http://www.Albveraa.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi