Maradona mbetet trajner vetëm nëse nuk i preket stafi Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Maradona mbetet trajner vetëm nëse nuk i preket stafi Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Maradona mbetet trajner vetëm nëse nuk i preket stafi

Shko poshtë

new Maradona mbetet trajner vetëm nëse nuk i preket stafi

Mesazh nga AlbveraPress Tue Jul 27, 2010 4:00 am

Maradona mbetet trajner vetëm nëse nuk i preket stafi 27-maradona4

Buenos Aires, 27 korrik - Legjenda e futbollit botëror, Diego Maradona, dëshiron të vazhdojë si trajner i Përfaqësueses së Argjentinës, por vetëm nëse ia lejojnë të mbajë gjithë stafin që ka tani. Maradonës i është ofruar një kontratë e re katërvjeçare nga Federata e Futbollit të Argjentinës, mirëpo do të bisedohet për kushtet që i ka vendosur legjenda e futbollit. Presidenti i Federatës së Argjentinës, Julio Grondona, ka kritikuar njërin nga asistentët e Maradonës, Oscar Ruggerin.

"Nëse prekin vetëm një fije floku nga stafi im, qoftë ai edhe masazhist apo personi që përkujdeset për fanellat, atëherë unë do të largohem. Unë vërtet dua të mbetem në postin e trajnerit, por gjithçka varet nga Grondona", ka thënë Maradona në një intervistë për "America TV". "Unë dua të vazhdoj aventurën, por me të gjithë stafin. Kam zgjedhur këta njerëz për të punuar dhe dua të vazhdoj punën me ta. Unë kam kërkuar edhe më herët dhe do të pyes sërish që Ruggeri të më bashkohet. Kjo është gjëja e parë që do të bisedoj me Grondonan".

Maradona me Argjentinën u eliminua në çerekfinale të Botërorit 2010 të futbollit. Argjentina shkëlqeu deri në çerekfinale, por në atë fazë u turpërua nga Gjermania me rezultatin 4:0.

Me gjithë këtë disfatë, shumë argjentinas kishin dalë dhe e kishin pritur Maradonën si hero në vendlindje.

Edhe presidenti i Federatës, Grondona, javën e kaluar ka insistuar se dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me legjendën e futbollit.

"Ai e mori përfaqësuesen në një moment mjaft të vështirë dhe e kualifikoi atë. Kjo është me rëndësi. Më duket mua se është korrekte që ai të mbetet. Nuk shoh arsye pse të mos qëndroj", ka thënë Grondona më herët.
AlbveraPress
AlbveraPress
Albveraa Press
Albveraa Press

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 639
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 34
Regjistrim Regjistrim : 08/02/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Ne dreq te mallkuar
Humori Humori : Nuk edi
Hobi Hobi : Gazetar
Horoskopi : Pisces

http://www.albveraa.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi