Mbrëmja e veçantë e Adelina Thaçit
Faqja 1 e 1
Mbrëmja e veçantë e Adelina Thaçit
Më 25 shtator, këngëtarja Adelina Thaçi do të jetë e pranishme në mbrëmjen shqiptaro-amerikane në SHBA, ku do të jenë të pranishëm fytyra të politikës, aktivistë dhe artistë nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët në praninë e miqve amerikanë përmes mirënjohjeve do të falënderojnë njerëzit që bënë historinë.
“Do të jetë një mbrëmje shqiptaro-amerikane në të cilën do të ndahen çmime për disa njerëz që kanë punuar për Kosovën, njëri nga ata do të jetë edhe Martii Ahtisaari”, tregon Adelina për “Infopress”.
Në këtë mbrëmje nuk do të mungojnë edhe këngëtarët nga trojet shqiptare, të cilët do të këndojnë këngë nga repertorët e tyre, ndërsa një prej tyre është edhe Adelina Thaçi.
“Do të prezantohem live, por nuk e di se cilat do të jenë këngët që do t’i këndoj. Gjithsesi do të jenë disa nga këngët e mia më të mira, ndonëse ende nuk më kanë prezantuar programin me të cilin do të prezantohem atje”, shton këngëtarja.
Similar topics
» Më e bukur, Adelina apo Agnesa?
» Arta Bajrami me ‘look’ të veçantë
» Ami dhe Ermali dasmë të veçantë
» Adelina Ismaili si Megan Fox
» Hana Cakuli me stil te vecante
» Arta Bajrami me ‘look’ të veçantë
» Ami dhe Ermali dasmë të veçantë
» Adelina Ismaili si Megan Fox
» Hana Cakuli me stil te vecante
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi