poezi islamike... - Faqe 2 Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

poezi islamike... - Faqe 2 Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

poezi islamike...

2 posters

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

poezi islamike... - Faqe 2 Empty poezi islamike...

Mesazh nga Serpenta Sun Jul 05, 2009 3:31 am

First topic message reminder :

Kushtet e imanit
Shkruar nga Refik Gërbeshi


Iman do të thotë
Bindje e besim
Lidhje e shpirtit dhe mendjes
Që të kesh shpëtim.

Kushtet që e përbëjnë
Janë të ngritura në saktësi
Sikur lulja me gjashtë rrema
Që rritet ne saksi.


Nëse dyshon në ndonjërën
Apo nuk të flen zemra
Studio dhe pyet atë që di
Gjithsesi do të të mbushet mendja.


Amentu bi lahi - Allahun Një me besu

Ve melaiketihi - dhe engjëjt (melekët) që i ka kriju

Ve rusulihi - Të zgjedhurit, pejgamberët

Ve kutubihi - Librat e shenjtë

Ve bil jevmil ahiri - Botën e amshuar, pa mbarim

Ve bil kaderi min Allah - Çdo gjë në këtë botë ka caktim.
Serpenta
Serpenta
Princess
Princess

Gjinia Gjinia : Female
Postimet Postimet : 605
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 34
Regjistrim Regjistrim : 01/07/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Atje
Horoskopi : Gemini

http://www.albveraa.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë


poezi islamike... - Faqe 2 Empty Re: poezi islamike...

Mesazh nga Serpenta Mon Jul 06, 2009 6:53 am

Eshte Drite e Zotit


Është dritë e Zotit

Rrugën na ndriçon,

Nga terri i kobshëm

Të gjithëve na shpëton.



Më e vleshmja dhuratë

Nga i madhi Perëndi,

Amanet i parë dhe i fundit

Për krijesën njeri.



Që nga hazreti Ademi

Njeri e pejgamber i parë,

Kjo e vërtetë nga All-llahu

Përherë është shpallë.



Sa herë që njeriu

Është tjetërsuar,

Pejgamberi i kohës

E ka udhëzuar.



E ka udhëzuar

Njeriun e shkretë,

N’udhëkryqe të jetës

Sa herë që ka mbetë.



Në formën e përsosur

Kjo Fe e Vërtetë,

Ju shpallë e plotësuar

Të Lavduarit-Muhammed.



Këtë e dëshmon Kur’ani

Fjala e Perëndisë,

Të vërtetën e plotësuar

Që ia shpalli njerëzisë.



Kush është besimtar

Le të jetë krenar,

Aq më tepër vlen

Kur t’jetë atdhetar…!



La ilahe il-lall-llah

Muhammedur-resul-ullah.

Fjala e dëshmisë

Shenjë e dashurisë.



Rreze e jetës

Thelb’i së Vërtetës.

Gur’i besës

Shkëndijë e shpresës.



Dritë e amshuar

Zjarr i pashuar

Gjurmë ndër shtigje

Urë ndër brigje.



Dy emra në fjali

Më e shtrenjta stoli.

La ilahe il-lall-llah

Muhammedur-resul-ull-llah.

Serpenta
Princess
Princess

Postimet Postimet : 605
Regjistrim Regjistrim : 01/07/2009

http://www.albveraa.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi islamike... - Faqe 2 Empty Re: poezi islamike...

Mesazh nga Serpenta Mon Jul 06, 2009 6:54 am

Adhurimi i Zotit

Zoti te krijoi , O njeri!
Te dha njefare lirie
qe te veprosh ti.

E pse behesh mosfalemderues
Ndaj All-llahut ?!..

Pse behesh mosfalemderues
Ndaj Tij..?!

Ai ta dha shendetin , para semundjes,
Jeten para Vdekjes,
Rinine para Pleqerise,
E kete duhet ta shfrytezosh ,
Dhe gjithmone All-llahun ta adhurosh .

Ai te udhezoi ty ,,,
Por t'i devijon,
Sa me shpejt Pendohu,
Qe mos te denohesh,

Po nuk u pendove ,
Atehere do te pesosh.
Ne diten e Gjykimit
Askush nuk do te ndihmoje
Do te shpetoje , vetem puna jote e mire,
Se ate dite nuk bene pune
Babai , e Nena
Por do te ndermjetesojne
per ty Veprat e tua.

Pra kete duhesh ta dish
Qe tani qe je i Ri ,
Qe te pendohesh sa me pare
O NJERI !
Meso mire c'ka te ka udhezuar ALl-llahu,
Degjo mire C'ka ka thene profeti Muhamed s.a.v.s
Vepro ate qe ta fitosh Xhennetin.

Atje do te gjesh prehje
E vec kenaqesi do kesh
E ne niametet e All-llahut do te gjeshe vetem Befasi,

All-llahu ka treguar
Edhe profeti Muhamed s.a.v.s na ka keshilluar
Xhenneti eshte Vendi ,
Qe as mendja nuk ta ka logjikuar , as zemra s'ka enderruar
Syri s' ta ka pare ,
E as veshi per te , kurre nuk ka degjuar,
E vetem Allahu saktesisht e di,
Pra , Ne te punojme
Jeten tone ta ndricojme ,
Me pune te mira , ne Ahiret te shkojme ,
Qe XHENNETIN ,me Meshiren e Allahut ta fitojme. (amin).

Serpenta
Princess
Princess

Postimet Postimet : 605
Regjistrim Regjistrim : 01/07/2009

http://www.albveraa.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi islamike... - Faqe 2 Empty Re: poezi islamike...

Mesazh nga Serpenta Mon Jul 06, 2009 7:24 am

Mysafirë të Allahut
(Ali Vezaj)



Me iman të thellë në zemër
Bëju i Allahut mysafir
Kush e sheh Qabenë
Ka parë vendin më të mirë.



Kjo është e para shtëpi
Që nguli themel në tokë
Është veç për ibadet
Kështu Kur’ani thotë.


Shkroi për të Bejhekiu
Bashkë me dijetarë të tjerë
Me gjasë i vuri gurin e parë
Hazreti Ademi, pejgamber.



Shekujt në të ngulën dhëmbë
Kështu u shkrua n’histori
E mësyu tirani Ebrehe
I veshur me mizori



Kurrë s’iu shua nami i saj
Kështu gjithmonë do t’jetë
S’ka mbrojtje më të fortë
Se nga Zot’i Vërtetë.



Dhe s’ka vend më të bekuar
Eshtë i mbushur me mirësi
Fllad i shpirtit për nënë Haxhere
Me djal të vogël në gji



Këtu është edhe Zemzemi
Me ujët më të mirë
Do t’ia shuaj etjen
Vetëm shpirtit të dëlirë.



Mrekulli është Guri i Zi
Nga këtu Tavafi nis
Dua do t’i bëhen
Veç Një Zoti të gjithësisë.



Një bjeshkë të mirash është në të
S’ka fuqi t’i thotë poeti
Ngjyrë do t’i duhej penës
Sa ujët që ka deti.


Allahu zgjodhi Pejgamber
Hazreti Ibrahimin Halil
Qabenë ta rindërtonte
Bashkë me t’mirin Ismaili.


Me një gojë babë e bir
Zotit po i bënin dua
Beje kabul këtë punë të mbarë
O i Madhi Allah!


Bëje vend të rehatshëm
Dhe dërgoju pejgamber
Ruaje nga mizorët
Që do t’mbjellin sherr.


Dhe Hazreti Ibrahimi
Zotit i dha një fjalë
Do ta bëj kurban
Këtë të vetmin djalë.


Sa i mirë qe Ismaili
“Vepro, babë, ja ku jam”
Fjalën që ia dhe Zotit
oje në vend tamam.


Mëshirë të madhe ka Allahu
Dërgoi melekun Xhibril
Në vend të Ismailit
Ja dashi më i mire!


Duhet folur për një vend
E ka emrin Arefat
Perëndia haxhiut
Do t’i falë çdo mëkat.


Edhe për këtë emër
Ca kronistë thanë
Ademi me hazreti Havanë
Në këtë vend u panë.


Ka edhe të tjerë
Që bënë ndonjë shënim
Xhibrili i mësoi haxhin
Pejgamberit Ibrahim.
Një det haxhinjsh
Të veshur me ihramë
Janë tretur në lutje
E harrojnë dynjanë.


Na i fal gjynahet
Mbi ne bëj mëshirë
Për këtë ditë ke hatër
S’ka ditë më të mirë.


Po Medinës së ndritshme
Kush do t’i hyjë në hak
Kur mushrikët ndoqën Profetin
Kjo i bëri shtrat.


Puna s’do lënë për nesër
Vuri themel për një xhami
Do të fitojë feja ime
U tha të gjithëve haptazi.


Të gjithë kishin një fjalë
Me ty jemi, o Pejgamber,
Muhaxhirët me ensarë
Dhe besimtarët e tjerë.


Po lutej Muhamed Mustafaja
O Zot me zemër dhe me gojë tha
Na bëj ta duam Medinën
Me Mekën përkrah.


Është varri i Pejgamberit
Vizitohet me kënaqësi
Secili ka qejf t’i afrohet
Duke qarë me lot në sy.


Mekja dhe Medina
Veç dy emra janë
Në të parën nisi Shpallja
Në të dytën mbaroi Kur’an.


Me iman të thellë në zemër
Bëju i Allahu mysafir
Kush e sheh Qabenë
Ka parë vendin më të mirë.

Serpenta
Princess
Princess

Postimet Postimet : 605
Regjistrim Regjistrim : 01/07/2009

http://www.albveraa.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi islamike... - Faqe 2 Empty Re: poezi islamike...

Mesazh nga Serpenta Mon Jul 06, 2009 7:26 am

Tre vëllezërit e mirë




Mu në mes të qiellit bënte dritë Hëna
Fliste me planete dhe kish’ bërë një kuvend
Tre vëllezër të mirë i afroheshin ngadalë
Në këtë gosti të madhe të zënë nga një vend.



Dy nga vëllezërit edhe më herët Hënën e kishin parë
Po tash do ta çojnë aty edhe vëllain e tretë
U nisën drejt qiellit me një gëzim të madh
Atje ku s’rrijnë mjegullat dhe ku pushojnë retë.



Një yll ndërroi vendin nga Lindja në Perëndim
Dhe një tjetër më pas nga Jugu iku në Veri
S’ka zhurmë si gjithmonë në qiellin e hapur
Gjithkund bënë dritë një nur dhe është qetësi.



Nga një bjeshkë e madhe befas u pa një dritë
Ecte shumë shpejt drejt qiellit në thellësi.
Do të mbulojë terrin si asnjëherë
Do të shkëlqejë mbi çdo gjë atje në gjithësi.


Tash erdhën shpejt edhe tre vëllezërit e mirë
Më afër po i rrinin Hënës së Re
Unë jam Rexhepi, dhe ky është Shabani
Sot edhe Ramazani është bashkë me ne.



I pari nisi të flasë Rexhepi, më i vogli vëlla
Ndër të dy vëllezërit rrezonte si diell
Sa më dha nder tha mua, i madhi Allah
Bashkë me Pejgamberin u ngjita lart në qiell.



Më pas e mori fjalën edhe vëllai i dytë
Në fytyrë kish nur dhe dukej më shtatgjatë
Me vete kam marrë një det më të mira
Unë s’bej gjumë, as atëherë kur bënë natë.


Ne s’jemi si vëllezërit e pejgamberit Jusuf
Që me xhelozi dhe smirë zemrën e kishin mbështjellë
Nuk e lanë të sosë ëndrrën që kish parë
E hudhën të gjallë në një pus të thellë.


Dhe pas nje qwetësie foli edhe vëllai I tretë
Unë jam më I madhi vëlla dhe më quajnë Ramazan
Në një natë të madhe që e zgjodhi Allahu
Nga lartësitë e qiellit zbrita me Kur’an.


Atje në Qabe në Meke në shkretëtirë
Mu në shpellën Hira erdha me një mrekulli
Veç me fjalët më të mira që foli Perëndia
I bëra bashkë në një vend melek dhe njeri.


Drejt Tokës morën udhë të zbresin shumë meleqë të Zotit
Sa të gëzuar ishin dhe me vete bartnin vetëm mëshirë
Tash për ne do të na hapen zemrat dhe portat e shtëpive
Do të na presin besimtarët me selam për muajin më të mirë.



Kështu e sosën rrugëtimin e nisur këta tre vëllezër të mirë
Në qiell e panë një dritë që s’ish parë kurrë më parë
Sa gëzim dhe kënaqësi do të dalë nga agjëruesit
Në dritën e syfyrit dhe në sofrën e shtruar veç në iftar.

Serpenta
Princess
Princess

Postimet Postimet : 605
Regjistrim Regjistrim : 01/07/2009

http://www.albveraa.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi islamike... - Faqe 2 Empty Re: poezi islamike...

Mesazh nga Serpenta Mon Jul 06, 2009 7:27 am

BAJRAM



Bajram është sot, o Zot!
O mbështetje e zemrës së mjerë Ti!


Zemra ime nga qëllimet përjetësisht e penguar;
Kjo festë për mua - shkak për fatkeqësi...


Në shpirt - klithma e padrejtësive;
Në vesh - rënkimi i një jetimi...


Po hedh sytë nga kjo pamje e tronditur,
Sikur s'ka në botë diçka për krenari...


Jeta po më ikën, ç'është ky halli im?
As'ka për këto vuajtje fund e liri?


Në bajram, gëzim do të kish, kujtoja;
Kurse tek unë, fatkeqësi, robëri...

Serpenta
Princess
Princess

Postimet Postimet : 605
Regjistrim Regjistrim : 01/07/2009

http://www.albveraa.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi islamike... - Faqe 2 Empty Re: poezi islamike...

Mesazh nga Serpenta Mon Jul 06, 2009 7:29 am

ALLAHU IM I MADH !



A mirë është për fenë islame një e tillë pabesi?
A mirë është për të famshmin besim një e tillë tradhti?
A mirë është këta dallkaukë të hyjnë në islam?
A mirë është të shajnë këta fe e Kur'an?


A mirë është shkollë e medrese të mbyllen, të humbin prore?
A mirë është të shuhet në këto anë drita diturore?
A mirë është këta besimtarë ta shohin me përbuzje fenë?
A mirë është të heshtin kur thonë se janë muslimanë?


Natën më të gjatë po jetojmë, o Zot ...
A prej sheriatit tënd u ndamë e copëtuam?
Ki mëshirë, o Zot, ramë e u shkatërruam
E, kështu, karshi botës, o Zot, u turpëruam!


Pejgamberit që i jep dorën kundërshtarit, pas i shkuam,
Allahut që thotë se është falës e mëshirues, i besuam;
Për nder të Resulit Tënd, nga fati i keq na shpëto Ti,
O drit' e së Vërtetës që n'horizonte e fshehur rri!


Këto net të gjata errësire, o Zot, të mbarojnë,
Të lindë, më në fund, dielli i ardhshëm, të ndriçojë!
Drit' e tij ta shkëlqejë çdo zemër të fesë sonë;
Na e mundëso këtë favor nga lartësia jote, o Zot!

Serpenta
Princess
Princess

Postimet Postimet : 605
Regjistrim Regjistrim : 01/07/2009

http://www.albveraa.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi islamike... - Faqe 2 Empty Re: poezi islamike...

Mesazh nga Serpenta Mon Jul 06, 2009 10:15 am

Ne Allahut i Besojm

Ne All-ahut i kem besu
Pengamberit i kem premtu
Çdo detyrë e obligim
Me ndërgjegje do ta kryjm

Falim namazin me respekt
Zeqat japim per çdo vjet
Ramazanin e agjerojm
Dhe Bajramin e festojmë

Për Bajram presim kurban
Pasuri ata që kanë
Pune e shejtë e më e madhe
Kishe me qenë haxhxhi ne Qabe

Lumturi nuk ka pa fe
Te gjitha të mirat aty i ke
Po nuk dite me logjiku
Nga e vërteta ke deviju

T''jesh musliman është kënaqesi
Ti krysh borxhet me lumturi
Bën miresi hiq pa ia nda
veprat tua ke me i pa.

Serpenta
Princess
Princess

Postimet Postimet : 605
Regjistrim Regjistrim : 01/07/2009

http://www.albveraa.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi islamike... - Faqe 2 Empty Re: poezi islamike...

Mesazh nga Serpenta Mon Jul 06, 2009 10:16 am

E di...

...se dielli një ditë mund të pushojë së shkëlqyeri
Dhe nata e All-llahut nuk do të shohë dritë
Zemra ime do të qajë për të gjitha që i humbi
Për ata që i deshti, s'do te kem më jetë.

Do të ketë ikur shansi për të dashuruar
Apo për të pasur dike që të më shtërngojë fort
Zemrën time e shoqëron vetmia
netëve duke qarë.

...yjet që shkëlqejnë në netët e pafundme,
Kanë errësirë si shokët e tyre,
Pavarësisht nga humbja e dritës së ditës
Koha kurrë nuk do të mbarojë.

Do të doja që dashuria të ishte aq e dashur
Sa janë yjet për natën.
Se megjithëse zemra ime është afër
Nuk ka përkëdhelje, as të puthura ...

Drita e yjeve një ditë do të shuhet
Që të përzihet me natën;
Ëndërrat e mia për dashuri që kisha, Oh, sa të ëmbla!
I lash të shuhen hiç pa luftë.

Erërat tekanjoze të kohës
U huazojnë fluturim shpresave, ... dëshirave
Në lulëzim, me mosperfillje
Ku askush s'mund të blejë një shans të çmueshëm...

Ja Allah! Dëgjoma Dua'anë!
E di që Je gjithkund!
E di gjuhen e të gjitha zemrave,
Veçanërisht të atyre të dëshpruarave!

Oh! Zoti im! I Vetmi, ALLAH!
I Pafund dhe I Vërtetë
Po e qaj me lot këtë zemrën time të ngurtë
Në të cilën drita nuk ka arritur.

Lutjet e mia janë që dashuria të vijë
Si lindja e diellit,
Dhe shkëlqimi të mos zbehet
Biles as nata kur të fillojë të zbresë.

E derisa nata gjithmonë do të jetë
E mbushur me yje me shkëlqim të pafund
Pavarësisht errësirës së natës
Do ta dij se dashuria nuk ka ikur...

Serpenta
Princess
Princess

Postimet Postimet : 605
Regjistrim Regjistrim : 01/07/2009

http://www.albveraa.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi islamike... - Faqe 2 Empty Re: poezi islamike...

Mesazh nga Serpenta Mon Jul 06, 2009 10:17 am

PADREJTESIA


Perse çdo kund gjendesh

Perse kaq shum frekuentohesh

Perse shumica te shoqerojn ty

Besa edhe te dashurojn ty

Perse lendoni, kur nuk ju lendojnê

Perse harroni, kur nuk ju ledhatojnê

Perse demtoni, kur nuk ju demtojne

Perse qeshni, kur një femije syte I lotojne

Perse i urreni, kur ju rrespektojnê

Perse gezoni, kur te varferit varferojne

Perse te drejtat tona na mohojne

Perse kaq veshtirê zemrat e sinqerta te mbijetojne

Te gjith jan kunder te sinqertit

I besojne genjeshtarit e jo te vertetit

I ndihmojne te fortit e jo te shkretit

Dhe me shumë I duan te dridhurat e termetit

Perkrahin padrejtesin dhe jo realitetin

Denojne te pafajshmin e jo kriminelin

besojne genjeshtren e jo realitetin

për ta degjeneruar një shoqeri ,

I godasin themelin

Duroni o ju zemra te sinqerta

Jan ne perendim kohet e erreta

Jan ne lindje kohet e blerta

është ne lindje, si një bime e drejtaPo fute rrenje lumturia

është ne kembe mevetesia

Po ngadhnjen urtesia

Po triumfon pafajsia

Dhe po lulzon lumturia

Serpenta
Princess
Princess

Postimet Postimet : 605
Regjistrim Regjistrim : 01/07/2009

http://www.albveraa.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi islamike... - Faqe 2 Empty Re: poezi islamike...

Mesazh nga Serpenta Mon Jul 06, 2009 10:18 am

Jam vetem me Zotin


O Zoti im,
Yjet në qiell
Po ndriçojnë,
Njerëzit në gjumë
Po ëndërrojnë.

Mbretërit,
Sundimtarët,
Kanë mbyllur dyert,
Janë ngujuar.
Të dashuruarit
Janë bashkuar.

Vetëm unë
Jam vetëm,
Por, Nuk rri kot,
Të përkujtoj Ty,
Të përmendi,
O i Madhi Zot!
Serpenta
Serpenta
Princess
Princess

Gjinia Gjinia : Female
Postimet Postimet : 605
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 34
Regjistrim Regjistrim : 01/07/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Atje
Horoskopi : Gemini

http://www.albveraa.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi islamike... - Faqe 2 Empty Re: poezi islamike...

Mesazh nga Serpenta Mon Jul 06, 2009 10:19 am

Njeriu


Sa i çuditshëm
Është njeriu!

Dy meleqë
E ruajnë
E përcjellin,
Kurrë nuk e lënë
Të vetmuar;

Gjuha e tij
Është penë,
Kurse
Pështyma ngjyrë.

Ai,
Megjithatë,
Flet,
Edhe atë
Që s'i përket!
Serpenta
Serpenta
Princess
Princess

Gjinia Gjinia : Female
Postimet Postimet : 605
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 34
Regjistrim Regjistrim : 01/07/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Atje
Horoskopi : Gemini

http://www.albveraa.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi islamike... - Faqe 2 Empty Re: poezi islamike...

Mesazh nga Serpenta Mon Jul 06, 2009 10:20 am

Nuk kam dert


Nuk kam dert per uri
Ngase kam Zotin qe me furnizon
Pasuria eshte ne duart e Tij
Kend don Ai, e sprovon

As per ilac dert se kam
Ngase kam Zotin qe me sheron
Kush ne Zotin ka Iman
E din qe Ai, sebepin dergon.
Serpenta
Serpenta
Princess
Princess

Gjinia Gjinia : Female
Postimet Postimet : 605
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 34
Regjistrim Regjistrim : 01/07/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Atje
Horoskopi : Gemini

http://www.albveraa.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi islamike... - Faqe 2 Empty Re: poezi islamike...

Mesazh nga Serpenta Mon Jul 06, 2009 10:20 am

Kur dy namaze kanë nji vlerë


Më shkon mendja
tek një bisedë
kur nji palestinez
me çifutin fletë

një hadith ia sqaroj
kur guri dhe druri
vend strehimin e çifutit
muslimanëve do t"ua tregojë

po, thotë çifuti e di,
n"librat tona kjo është shkruar
por ju nuk jeni ata!
Ne ende do të sundojmë
Se mes veti ju kemi përça

kjo do të ndodhë
vetëm atëherë
kur për muslimanin
dy namaze kanë një vlerë

kur namazi në xhuma
e ka vleren si n"sabah
dhe namazi në sabah
me vlerë si në xhuma.
Serpenta
Serpenta
Princess
Princess

Gjinia Gjinia : Female
Postimet Postimet : 605
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 34
Regjistrim Regjistrim : 01/07/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Atje
Horoskopi : Gemini

http://www.albveraa.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi islamike... - Faqe 2 Empty Re: poezi islamike...

Mesazh nga Serpenta Mon Jul 06, 2009 10:21 am

Motra ime fisnike



Motra ime, vajza e nënës fisnike,
ruaje nderin, e bëhu besnike.

Mbroje moralin si vajzë fetare,
se femra pa to nuk vlen fare.

Ajo është caktuar për burrin e vet,
duhet të mbrohet si letër sekret.

Në qoftë se do të jetosh rehat e qetë,
asnjëherë natën mos shko diku vetë.

Fatkeqësisht të tjerët ua kanë empozuar,
ke marrë pa zgjedhur dhe i ke huazuar.

Veshu e mbathu si vajzë besimtare,
dhe nëpër rrugë bëhu këshilltare.

Gjendja shprehjet i argumenton,
se vetëm fjala kudo nuk ndikon.

Kujtoje mirë punën që po bën,
duhet ta mendosh se ku ajo të çon.

Duhet të adhurosh Krijuesin tënd,
se nuk je e krijuar nga tjetërkënd.

O motra ime bëhu shembullore,
mos u përul si disa shërbëtore.

Femrat All-llahu nuk i ka burgosur,
por me mbulesën e tyre i ka përsosur.

Ai shumë më mirë i di nevojat e saj,
vajza të mos mbesë asnjëherë ndër faj.

Mosmbulesa e femrave për kohën e tashme,
është një armë e mirë forcave të jashtme.

Ata ta hoqën formën që ke pasur,
ke marrë pa zgjedhur atë që ke hasur.

Nën maskën e kulturës femrën e abuzojnë,
me femrat tona ne fort po na lëndojnë.

Për stërgjyshërit tuaj lexo historinë,
çfarë ka qenë namusi për shqiptarinë.

Duke patur shansin ta fitosh xhennetin,
mos të të bëjnë tradhtarët dru për xhehennemin.

Mëshira e Allahut të dhuroi çdo gjë,
sepse ti përpara nuk ke qenë asgjë.

Motra fisnike ke shans sa je gjallë,
të ikën nga dora kur të mblojnë me zallë.

O vajza besimtare dhe nëna fisnike,
mbroje fenë tënde dhe bëhu besnike.
Serpenta
Serpenta
Princess
Princess

Gjinia Gjinia : Female
Postimet Postimet : 605
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 34
Regjistrim Regjistrim : 01/07/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Atje
Horoskopi : Gemini

http://www.albveraa.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi islamike... - Faqe 2 Empty Re: poezi islamike...

Mesazh nga Serpenta Mon Jul 06, 2009 10:23 am

THIRRJE




Çdo dallgë e kësaj kohe shpërndan hidhërim;
Bota për mua - një pamje që qan e një bela...
Çdo ngjarje sikur një shkak për ikje e harrim,
Mjaft me kaq, o Zot, mjafton me sa më bëre të qaj!



Horizontet qiellore, hapësirat tokësore, për mua, në mjerim;
Përfytyrimi i përgjakur i popullit tim në mendje më rri...
Trëndafilishtja e rinisë po thahet nga hidhërimi,
Kush do ta bëjë të qeshë zemrën që thërret?



U prish rinia e iku, ndjenja kombëtare u trondit;
Në zi jam, o Zot, me mjerimin e popullit tim...
Po më shuhet feja siç shuhet një dritë e shkëlqyer,
Kurrë nuk do të fashitet, kështu, loti dhe rënkimi im!



O Zot! Mjaft i hape rrugë kësaj padrejtësie!
Feja e madhe - lodër në dorë të ateizmit sot...
E drejta po i bëhet kurban dhunës së një tiranie,
Po qan për këtë gjithë populli im, o Zot!



Në një natë dhune na le, o Zot, të vetmuar;
A s'ka për ne një yll shprese, një dritë në agim?
Edhe e ardhmja e pashpresë, e vuajtur, e dhunuar...
S'e di, kaq i madh është mëkati i popullit tim?



A s'po lind mëngjesi i ndritshëm i kësaj nate të shëmtuar?
Akoma s'po duken kohët e ndritshme që do vijnë?
O Zot, dhe kësaj radhe mëshirë po s'tregove,
E ardhmja për ne - xhehennem në fatkeqësi e hidhërim!...
Serpenta
Serpenta
Princess
Princess

Gjinia Gjinia : Female
Postimet Postimet : 605
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 34
Regjistrim Regjistrim : 01/07/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Atje
Horoskopi : Gemini

http://www.albveraa.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi islamike... - Faqe 2 Empty Re: poezi islamike...

Mesazh nga Serpenta Mon Jul 06, 2009 10:24 am

I PAFAT !



I pafat jam, i pashpresë, zemra nën dhimbje robëron;
Pak të gëzohet, menjëherë e ndjek shqetësimi...
Kjo zemër e dobët klith e rënkon,
Mëngjesin e kësaj nate pus të errët e kërkon!



Në një qoshe të vatanit gjithë si një eremit
I kaluan netë zemrës sime të pashpresë, i kaluan ditë;
Ç'është kjo punë, pse s'pashë dritë, s'e di;
S'ka zemra ime në këtë botë dhe një çast qetësi!
Serpenta
Serpenta
Princess
Princess

Gjinia Gjinia : Female
Postimet Postimet : 605
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 34
Regjistrim Regjistrim : 01/07/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Atje
Horoskopi : Gemini

http://www.albveraa.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi islamike... - Faqe 2 Empty Re: poezi islamike...

Mesazh nga Serpenta Mon Jul 06, 2009 10:24 am

DIELLI I NURSHEM I RAMAZANIT
DUKE PERENDUAR





Hyrja jote zemrës sime të djegur i spërkati gëzim;
Me mbarimin tënd, o muaj i madh, sytë me lot m'u mbuluan...
Erdhe e shkove e vlerën s'ta ditëm e, në fund,
Me lamtumirën tënde zemra m'u rëndua...



Me ndarjen tënde toka më duket e vuajtur;
Horizontet e ndritshëm, sa keq, një nga një u errësuan;
Kur pate shkelur, qeshë gëzuar; sikur gjithë botët qenë gëzuar;
Me lamtumirën tënde zemra m'u hidhërua...



Bëj mëshirë, o Zot, muslimanët të shohin një bajram;
Me bukurinë tënde qetësoje; vendi im u shterpëzua...
Serpenta
Serpenta
Princess
Princess

Gjinia Gjinia : Female
Postimet Postimet : 605
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 34
Regjistrim Regjistrim : 01/07/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Atje
Horoskopi : Gemini

http://www.albveraa.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi islamike... - Faqe 2 Empty Re: poezi islamike...

Mesazh nga Serpenta Mon Jul 06, 2009 10:25 am

VATANI NE RREZIK !




O vend i pafat - skenë dhune e luftrash,
Skllav i hidhërimit jam unë sot
Pas hidhërimit i lidhur në gjuhën time;
Një pamje qgë rënkon - kjo botë!



Një vatër e mrekullueshme qe, si u bëre;
Sa keq që sot si një gërmadhë je!
Edhe e ardhmja - një faqe e zymtë,
Çdo pamje varrezës i përngjet!



Në qiell dhe një yll shprese më nuk ka!
A mos çdo pamje në gjak është lyer?
Thirrjet që nga horizonti ngritur,
Gjer te qiejt e zgjedhur lartësuar!



Në shpirt vetëm shqetësimi yt më mbeti;
Për mua, në çdo skaj tani i përgjakur ti;
Pasi i huaji nderin ta shkeli,
Kujtimi yt për mua mbeti në zi!
Serpenta
Serpenta
Princess
Princess

Gjinia Gjinia : Female
Postimet Postimet : 605
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 34
Regjistrim Regjistrim : 01/07/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Atje
Horoskopi : Gemini

http://www.albveraa.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi islamike... - Faqe 2 Empty Re: poezi islamike...

Mesazh nga Serpenta Mon Jul 06, 2009 10:26 am

GJUHA E ZEMRES



Flet natyra në çdo çast në këtë botë
Dhe të fshehtën që ka brënda shkoqur thotë,
Herë flet me pëshpëritje, mengadalë.
Her’ me fjaln’ e trupëzuar, her’ pa fjalë.
Kaq të fshehta i thotë era trëndafilit,
Këto thotë dhe rënkimi i bilbilit.
Gjithë sendet dhe ç’përmban kjo gjithësi
Nxjerrin shfaqin, kaq të fshehta dhe çudi.
Reja, era, lumi, deti i shkumbëzuar,
Malet, fushat dhe livadhet e bleruar,
Qielli, yjet dhe të tjera një nga një,
Flasin qartë, flasin bukur sa s’ka më.
Prandaj zëmërës kjo gjuh’ i është dhënë
Që t’i thot’ asaj të fshehtën e pathënë.
Këtë gjuhë e dëgjojnë dijetarët,
Rrugënjohësit e dijes, zbulimtarët.
Serpenta
Serpenta
Princess
Princess

Gjinia Gjinia : Female
Postimet Postimet : 605
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 34
Regjistrim Regjistrim : 01/07/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Atje
Horoskopi : Gemini

http://www.albveraa.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi islamike... - Faqe 2 Empty Re: poezi islamike...

Mesazh nga Serpenta Sat Aug 22, 2009 4:34 am

Thirrësi i Ramazanit



Më thërret shpirti për shpëtim, më thërret
Lëshon klithma me nxitim se diq e vret
Po derdh lotët vrerë mbi gjoks e po bëzanë
Po vërshon me lot mëkatet porsi det
Më thërret edhe një thirrës në shpëtim
O kërkues i së mirës, eja pranë
Merr nga pellgu im deri në agim
Se nga Zoti yt sot ke shpërblim...
Serpenta
Serpenta
Princess
Princess

Gjinia Gjinia : Female
Postimet Postimet : 605
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 34
Regjistrim Regjistrim : 01/07/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Atje
Horoskopi : Gemini

http://www.albveraa.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi islamike... - Faqe 2 Empty Re: poezi islamike...

Mesazh nga Serpenta Sat Aug 22, 2009 4:35 am

MUAJI I RAMAZANIT


MUAJI I RAMAZANIT-
MUAJI I KUR’ANIT.
MUAJI I AGJËRIMIT –
PRANVERA E BESIMIT…
Serpenta
Serpenta
Princess
Princess

Gjinia Gjinia : Female
Postimet Postimet : 605
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 34
Regjistrim Regjistrim : 01/07/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Atje
Horoskopi : Gemini

http://www.albveraa.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi islamike... - Faqe 2 Empty Re: poezi islamike...

Mesazh nga Serpenta Sat Aug 22, 2009 4:36 am

Muaji i Bekuar

Ramazan o muaj i mëshirës
ngritës i moralit, largues i erësirës.
Ramazan o muaj i bekuar
i zgjedhur je ti nga All-llahu i lartësuar.
Është fat që po takohemi përsëri
andaj të bëjmë vepra të mira pa kufi.
Serpenta
Serpenta
Princess
Princess

Gjinia Gjinia : Female
Postimet Postimet : 605
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 34
Regjistrim Regjistrim : 01/07/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Atje
Horoskopi : Gemini

http://www.albveraa.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi islamike... - Faqe 2 Empty Selam Alejkum

Mesazh nga Neki Musliu Tue Mar 23, 2010 6:11 am

NEKI MUSLI


BURIMI

E kem një burim uji ne ,këtu në shtëpi
Rrëke rrjedh,i kulluar i ftohtë,është Selsebil!
Nga dy anët është me gurrë,të bardh dhe të zi
Përsipër i rri shtruar një kadif me barë,dhe karafil


Kam pirë nga ky ujë,për vite me radhë,që s’di sa!
I kam marë flladin,freskin i kam marë,dhe bukurin që ka
Dhe jam lagur në të,dhe jam kulluar,që s’di se sa
Se pa ujë or mik,jeta është shterë,bimësia është tha!

Dhe zemrën time e lidha fort pas këtij burimi,me zinxhirë
Do thoni,që është i ftohtë ky ujë,zemrën më ka ngrirë
Po,edhe zemrën edhe trupin tim,do të thoja më mir!
Se nga dora kush i hoqi verën, një sarhoshi të pirë!


Mbi krua kam parë dhe hënën,fytyrën e sajë
Sa herë ka çarë perçen e rreve me dritën e plot
Sytë më janë dehur,nga kjo pamje,por ç’kam faj!
Nga zjarrë i saj përvlues,të ftohtin mënd se mbaj

Në të kam marë freskin dhe këtë vrullë djaloshar
Po...po!Brenda diku,mes molekulash ka shumë të ngjarë...!
Por i derdhur s’jam dhe aq,sa valët e tij,tallazet plot bekim!
I ujësuar jam fund e krye,por rrjedha më mungon,or miku im

Një rrjedh të tillë thonë që në këtë botë,se mori dot
As edhe i pari i njerëzimit,që me të e pat gatuar,I Madhi Zot
Uji është kuptimi i jetës,ose më mirë,jeta është uji vet,që do të thot:
Njeriut iu dhanë ca pikla,por piklat etjen s’ia shuajtën dot

...Ja pra,nga ky burim qe mbushur kjo gotë,jo e plot
Dhe tjetëra u lëshua në detin e stërmbushur në Oqean
Oh,po sa rronë një ujë i ndarë nga tërsia e vet
Ik pra zbrazu!Derdhe këtë dolli,në daç t’i japish jetë!


Eliksiri është uji i xhenetit,or vëlla,uji i jetës së pa mbarim
Sa kot u tretëm,dhe mendjen e lodhëm në meditim
Ujin ktheja ujit,dhe trupin ktheja tokës,në daç shpëtim
Piklat gjejn jetën në detë,pluhuri në tok,kjo kështu ka kuptim!

Kush u dehë si unë nga hëna,nga ky reflektim mbi ujë,qoft mallkuar!
Ngrite kokën o njeri i lig,se lartë është hëna e vërtet dhe e bekuar
Pra zgjohu,ose më mirë vdis...se vdekja është zgjim,o i uruar!
Pa vdekur pra,s’ kthehesh në origjinë,tek Zoti yt,i Madhëruar!
Neki Musliu
Neki Musliu
Antar-Albveraa

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 1
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 49
Regjistrim Regjistrim : 23/03/2010
Vendbanimi Vendbanimi : Maqedoni
Hobi Hobi : POEZIA DHE SPORTI I XHUDOS
Horoskopi : Pisces

Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi islamike... - Faqe 2 Empty Re: poezi islamike...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi