Eliza jam single Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Eliza jam single Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eliza jam single

Shko poshtë

shko Eliza jam single

Mesazh nga vera Sun Oct 11, 2009 8:55 am

Eliza jam single Elizahoxha-300x189

Në Shqipëri e njohin si këngëtare, por nuk është vetëm aq, ndonëse mëse tridhjetë vjet fle dhe ngryset me muzikën. Në familjen e saj prej muzikantësh, nuk kish se si ti devijonte të njëjtës rrugë, ama vite më vonë, kur kuptoi se ç’do të thotë jeta dhe se ku dhe si duhet investuar nisi rrugë të reja, pa braktisur asnjërën.

Është fotoreportere dhe si e tillë ka punuar gjatë. Eliza Hoxha shkon përtej muzikës, me punën që ka bërë në gazetën javore politike “Zëri” në Kosovë, ku ka punuar për vite si fotoreportere dhe duke e shndërruar pasionin në profesion.

Veç saj ka mësuar edhe shumë gjëra në gazetari, pasi ka qenë pjesë e stafit të gazetarëve gjithandej nëpër Kosovë, në shkrimet hulumtuese e dokumentuese në terren, sot është dhe arkitekte. Pak kohë më parë, u paraqit mes artistëve shqiptarë në Bienalen e Venecias me një projekt për Urën e Mitrovicës.

Krahas punës si arkitekte punon në Universitetin e Prishtinës dhe atë të Tetovës në Maqedoni në Fakultetin e Arkitekturës dhe ndihet e kënaqur po aq sa e plotësuar me projekte të herëpashershme lidhur me dizajnin urban. Ndërkaq shpesh mund ta lexoni dhe në të përditshmen kosovare “Express” me opinione të ndryshme dhe zgjidheni vetë se cili është profesioni i saj. Ajo do të rrëfejë pak për të gjitha…

Na e shpjegoni zgjedhjen tuaj? Pse, kohë më parë vendosët të bëheshit këngëtare?Para 30 viteve, ishte babai im ai që hapi rrugën time në muzikë qysh e vogël kur ende nuk kisha filluar të shkoja në shkollë. Ai është muzikant akademik dhe tërë jetën ia dedikoi Radiotelevizionit të Prishtinës deri në pension. Ishte ai që bënte këngët për mua deri në moshën kur unë isha formësuar aq sa për të bërë vet përzgjedhjet dhe rrugëtimin tim në muzikë sipas shijes sime.

Kur ka qenë hera e parë që ju keni kënduar, ku, kur, sa vjeç ishit?Ishte viti 1980 kur jam paraqitur për herë të parë në festivalin e vetëm atëkohë “Akordet e Kosovës” në Prishtinë. Isha vetëm 6 vjeçe.Dhe kur jeni ngjitur në skenën e vërtetë?Ajo ishte skena e vërtetë dhe më besoni, më e vërtetë se kjo tani. Atëherë gjithçka ishte gjallë, interpretimi, orkestra e madhe e RTP-së, andaj dhe emocioni, përgjegjësia dhe respekti për skenën ishte i një niveli krejtësisht tjetër.

Si ka vijuar jeta artistike më pas? Ndryshimet që keni ndjerë nga një skenë në tjetrën? Ç’ndjesi ju japin?Kisha gjashtë paraqitje radhazi si fëmijë në festivalin që e përmenda më lart. Ndërkohë në vitin 1989, me Rebeka Qenën, fituam çmimin kryesor të festivalit “Okarinën e Artë” dhe dukej një fillim i ndritur dhe premtues për një rrugëtim të ri në muzikë. Por, gjithçka u shua në muajt në vijim.

Ishte pikërisht viti ‘89- ’90 kur shqiptarët shkëputen nga jeta institucionale publike dhe si për shumë në Kosovë edhe jeta ime merr një kahje tjetër. Pas dy viteve mbarova shkollën e mesme dhe duhej të vendosja se çfarë do bëja, kështu vendosa për arkitekturën pasi muzika në ato rrethana të ngarkuara politike dhe ekonomike mund të ishte vetëm një ëndërr e bukur.

Për ta rikthyer ëndrrën dhe për ta përmbushur zbrazëtinë e krijuar ndër vite pas luftës vendosa nëse për asgjë tjetër për veten time të bëj një album muzikor. Doli që ishte shumë i suksesshëm dhe i mirëpritur andaj dhe nevoja për të punuar m’u shtua. Një zbrazëti tjetër më pastaj vinte për shkak të studimeve të mia pasuniversitare në Belgjikë kur unë tërhiqem nga skena për dy vite, për t’u rikthyer sërish me një Elizë shumë më të formësuar në të gjitha aspektet.

Po lidhja me pikturën, arkitekturën? Këtë verë ishit pjesë e Bienales së Venecias?Nuk jam e lidhur me pikturën aq sa me fotografinë. Isha e lumtur që isha pjesë e një ekipi artistësh shqiptartë të udhëhequr nga kuratori Andi Tepelena nga qendra “Artkontakt”, të cilët ekspozuan punët e tyre në Bienalen e 53-të të artit në Venecia në qershor të këtij viti.

Puna ime ishte bashkëdyzim i fotografisë, animacionit dhe instalacionit për ta transmetuar imazhin e qytetit të ndarë të Mitrovicës dhe për ta demistifikuar URËN e cila kudo nënkuptohet se lidh diçka dhe dikë si në funksionin e saj ashtu edhe në kuptimësin e emrit të saj e që në Mitrovicë nuk është ky rast. Në këtë projekt pikënisje ishte analiza e filozofit Heidegger i cili e interpreton aspektin e hapësirës dhe bërjes së vendit përmes urës si model.

Përderisa analizat e bëra për urën në Mitrovicë me komunitetin shqiptar në jug dhe komunitetin serb në veri sjellin emocione dhe mendësi që askund tjetër nuk mund t’i gjesh për urën si element ndërlidhës. Disa shkojnë aq larg sa e ironizojnë gjithë këtë duke pyetur “pse, ku na qenka kjo urë”, që do të thotë se për shumicën prej njerëzve ura as që mendohet të jetë aty për t’u shërbyer për diçka….

Ndërkaq ju lexojmë vazhdimisht edhe në një nga të përditshmet e Kosovës? Cili është profesioni juaj i vërtetë?
Shkruaj për dy arsye: për të memoruar momente të caktuara qofshin ato të gëzimit, pikëllimit apo zhgënjimit në qytet por edhe për të zgjuar kureshtjen e njerëzve për fenomenet dhe proceset urbane pjesë e të cilave janë të gjithë në një formë apo tjetër.

Njëkohësisht ndjehem shumë e lumtur dhe e privilegjuar për faktin që kam mundësi të komunikoj me publikun nga pozicione të ndryshme përmes shprehjeve të ndryshme artistike. Kjo më bën të ndjehem e pasur dhe e përmbushur. Cili është profesioni im gjejeni ju vetë, unë e plotësoj Elizën me të gjitha këto nga pak dhe sigurisht që në një të ardhme disa nga angazhimet do fillojnë të mbeten në sfond.

Cilat janë modelet tuaja në muzikë, art, gazetari?Nuk punoj me një pikë referente të vetme, asnjëherë… hulumtoj, vështroj, lexoj dhe inspirohem shpesh edhe nga gjërat më të thjeshta që dikush mund t’i imagjinojë.

E rëndësishmja e punës sime mendoj se qëndron në faktin që inspirimi im prej ngado që vjen nuk është i përkthyer teknikisht në formatin e Elizës por është gjithmonë shija e Elizës që u mbetet njerëzve në fund.
Po jeta juaj private?Thashethemet në këtë kuadër mbeten të shumta. Por thjesht jam singëll.
vera
vera
Super.Moderator
Super.Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Postimet Postimet : 213
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 38
Regjistrim Regjistrim : 08/02/2009
Vendbanimi Vendbanimi : America
Humori Humori : Nothing
Hobi Hobi : Studente
Horoskopi : Pisces

http://www.albveraa.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi