Blero para se të fejohej më Teuta Krasniqin, pushime me një femër tjetër
Faqja 1 e 1
Blero para se të fejohej më Teuta Krasniqin, pushime me një femër tjetër
Gjatë muajit të fundit gjithë shtypi rozë është foku-suar jo më tek aktiviteti i tij artistik, por tek historia e tij e dashurisë. Pikërisht, fejesa e këngëtarit Blero me Teuta Krasniqin ka qenë një lajm i komentuar,, e aq më tepër kur e fejuara e tij do të sjellë në jetë shumë shpejt një fëmijë.
Ishte ndoshta kjo arsyeja që çifti e çoi lidhjen e tyre drejt zyrtarizimit?! Ndoshta po. Ajo që kemi mësuar ne të “Bluetooth” është një fakt që hedh pak dyshime tek serioziteti i këngëtarit dhe gjithë historia e tyre. Kjo, pasi këtë verë, pikërisht në muajin gusht, Blero ka qenë për pushime me një tjetër vajzë. Dhe, kjo është një e vërtetë, jo një thashethem i dalë prej gojëve të liga.
Fotot ekskluzive që u servirim e shfaqin këngëtarin nga Kosova gjatë udhëtimit të tij për në Turqi. Ai ka qenë i shoqëruar nga vajza që shihni në foto, e cila gjatë këtyre momenteve ka qenë duke lexuar shtypin. Në krah të saj ka qenë këngëtari Blero, i cili në këtë rast duket se është maskuar me syze, edhe pse gjendej brenda në avion.
Çifti është shfaqur duke u përkëdhelur me njëri-tjetrin gjatë udhëtimit, ndërsa me të zbritur në tokë të përqafuar ata kanë marrë udhëtimin drejt destinacionit të tyre. Nuk dihet se kush është vajza në këtë rast, por një gjë dihet që Teuta Krasniqi nuk është, edhe pse shoqëruesja ka të njëjtët flokë, biondë si e fejuara aktuale e Bleros. Nuk dihet nëse Teuta ka pasur dijeni për këtë histori ose jo…
Ndërkaq, para kësaj lidhjeje serioze aktuale, Blero ka qenë i fejuar me një vajzë nga Kosova që jetonte në Maqedoni.
Similar topics
» Teuta dhe Blero martohen në verë
» Teuta: Blero më rehaton shpirtin
» Teuta: Blero e ka pranuar mirë lajmin që do të bëhet baba
» Blero dhe Teuta: Nuk është koha për të bërë diçka publike
» Cana jeton me Zana Krasniqin
» Teuta: Blero më rehaton shpirtin
» Teuta: Blero e ka pranuar mirë lajmin që do të bëhet baba
» Blero dhe Teuta: Nuk është koha për të bërë diçka publike
» Cana jeton me Zana Krasniqin
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi