Gjukanoviq paralajmëron shkëmbim të ambasadorëve me Prishtinën
Faqja 1 e 1
Gjukanoviq paralajmëron shkëmbim të ambasadorëve me Prishtinën
Kryeministri malazez, Millo Gjukanoviq ka deklaruar se Mali i Zi dhe Serbia nuk duhet të mbesin nën hijen e Kosovës, dhe e Podgorica dhe Prishtina do të shkëmbejnë ambasadorët.
“Qëndrimi i ndryshëm ndaj Kosovës sot i ngarkon marrëdhëniet tona. Ne e kuptojmë Serbinë, dhe na vjen keq për shkak të problemeve në të cilat është gjendur me atë rast. Por më duket se edhe e interpretojmë drejt se epilogu i tillë i problemit të Kosovës ka kohë që është i sigurt", ka thënë Gjukanoviq për gazetën "Politika" të Beogradit.
"Sado që ky epilog është i dhimbshëm, për shkak të bindjes se ai në mënyrë të pandryshueshme është zyrtarizuar me qëndrimin e një numri të madh shtetesh me ndikim vendimtar të Evropës dhe SHBA-ve, konsiderojmë se nuk duhet lejuar që ai të pengojë ose të shtyjë të ardhmen evropiane të brezave të rinj të Serbisë që disi po bëhen peng i atyre gabimeve nga e kaluara", ka thënë Gjukonoviq.
Kryeministri malazez paralajmëron se Podgorica dhe Prishtina do të shkëmbejnë ambasadorët, duke mos saktësuar se kur.
Similar topics
» EULEX-i paralajmëron arrestime
» Dafina paralajmëron hite
» Mihria paralajmëron “hitin e radhës”
» Eliza një këngë për Prishtinën
» The Game çmend Prishtinën
» Dafina paralajmëron hite
» Mihria paralajmëron “hitin e radhës”
» Eliza një këngë për Prishtinën
» The Game çmend Prishtinën
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi