EULEX-i paralajmëron arrestime Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

EULEX-i paralajmëron arrestime Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

EULEX-i paralajmëron arrestime

Shko poshtë

rrotulli EULEX-i paralajmëron arrestime

Mesazh nga kosova1990 Fri Jul 16, 2010 10:50 am

EULEX-i paralajmëron arrestime 16kuci4


Shumë shpejt do të ndodhin arrestime në Kosovë. Kështu tha sot njeriu i dytë i EULEX-it, Rey Reeve, gjatë një debati në qendrën mediale në Çagllavicë. Me këtë rast ndërmjet Hajredin Kuçit dhe Oliver Ivanoviqit është zhvilluar një debat polemizues rreth veriut dhe pavarësisë së Kosovës.
Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi ka thënë të premten në Çagllavicë se Qeveria e Kosovës është mbrojtëse e popullatës serbe në veri të Kosovës dhe nuk është frikësuese. Ajo, bashkë me faktorin ndërkombëtarë do të jetë frikësuese për ata që e shkelin rendin dhe ligjin në cilëndo pjesë të Republikës së Kosovës, është shprehur Kuçi.
Këto komente ai i bëri në debatin në Qendrën Mediale në Çagllavicë, me temën "Siguria dhe perspektivat në veri të Kosovës", ku të pranishëm ishin edhe Oliver Ivanoviq, sekretar Shteti në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Roj Riv, zëvendës i shefit të misionit të EULEX-it, dhe Nenad Maksimoviq përfaqësues të Rrjetit Kosovar për Veprim Strategjik, raporton RTV21.
Me këtë rast, zv.kryeministri Kuçi është përballur në një polemikë të gjatë me Ivanoviqin, të cilit i ka bërë me dije se është shteti serb ai që po e pengon integrimin dhe mirëqenien e serbëve të Kosovës.
"Ne e dimë që shumica e qytetarëve serbë atje e duan rendin dhe ligjin. Ne e dimë që shumica e qytetarëve serbë atje nuk janë të involvuar në veprime kriminale dhe po ashtu e dimë që shumica e qytetarëve serbë e jetojnë jetën e lirë, të barabartë dhe nuk duan të jenë të getoizuar, për hir të raporteve Kosovë-Serbi, apo të raporteve të disa të tjerëve të cilët në emër të një patriotizmi po e them, identifikohen me veprime kriminale, të cilat herëdokurdo të ballafaqohen me ligjin", ka thënë Kuçi.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar do t'i marrë masat e duhura për vënien e rendit dhe ligjit në këtë pjesë të Kosovës.
Për Oliver Ivanoviqin, fjalët e Kuçit janë fushatë politike, por përfaqësuesi i Qeverisë së Serbisë ka përsëritur se Kosova duhet ta heq nga mendja se Serbia do ta njeh ndonjëherë pavarësinë e saj.
"Hiqeni nga koka se Serbia do ta njohë këtë pavarësi ilegale të Kosovës. Hiqeni nga koka që Serbia do të bëjë çfarëdo që do të cenojë integritetin e saj territorial. Do të thotë duhet të nisemi nga ky fakt. Ne flasim për incidentin dhe nuk na duhen fjalimet politike, sepse më e rëndësishme se shpallja e pavarësisë së njëanshme është Rezoluta 1244 dhe tani duhet të flasim për çështjet e sigurisë. Shumë arrogancë dhe imponim në gjithë këtë nuk do të ndihmojë që të qetësohet situata. Është humbur një jetë dhe jo e dikujt, por e njërit nga mjekët më të mirë", ka thënë Ivanoviq.
Polemika mes Kuçit dhe Ivanoviqit ka vazhduar me kundërvënien e zëvendëskryeministrit të Kosovës, i cili ka bërë të qartë se për vënien e rendit në veri ka obligim Qeveria e Kosovës.
"Unë i kuptoj edhe emocionet e njerëzve. Zoti Ivanoviq me siguri ka emocione për gjendjen atje. Unë përveç që kam emocione kam edhe obligim kushtetues si zëvendëskryeministër i këtij vendi për të vendosur rendin dhe ligjin në tërë territorin e Republikës sonë", ka thënë Kuçi.
Ai ka theksuar ndërkohë që në veri duhet të zgjidhen përfaqësuesit legjitimë, të cilët i kanë munguar kësaj pjese për më shumë se dhjetë vjet.
Por Ivanoviq ka thënë se fjalët e tij janë të një përfaqësuesi legjitim të serbëve të veriut.
Ky i fundit ka thënë se për Kosovën nuk është aq problem veriu sa është jugu dhe se sipas tij, Qeveria e Kosovës dhe mediat po manipulojnë me temën e veriut për ta tërhequr vëmendjen nga problemet që janë në pjesën jugore.
Zëvendëskryeministri Kuçi ndërkaq ka përsëritur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për vënien e ligjshmërisë në veri, duke thënë se asnjëherë nuk ka qenë dhuna në logjikën e Kosovës, por kjo nuk do të thotë se nuk do të përdoren mjetet legjitime ndaj atyre që shkelin ligjin dhe bëjnë veprime kriminale.

Edhe zyrën për shërbime civile të hapur ditë më parë, Ivanoviq e ka cilësuar si të panevojshme dhe si provokim për serbët e veriut.
Ndërkohë, zëvendësshefi i Misionit të EULEX-it Roj Rivs, ka shprehur besimin se Kosova dhe Serbia do të afrohen pas mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Ai ka paralajmëruar se së shpejti do të ketë arrestime pas hetimeve të kryera ditëve të fundit për kriminalitet në veri të Kosovës dhe në pjesët tjera të saj. Shumë shpejt do të ndodhin arrestime në Kosovë, u shpreh njeriu i dytë i EULEX-it, Rey Reeve, gjatë debatit.
Reeve tha se hetimet e filluara nga EULEX, shumë shpejt do të rezultojnë me arrestime.
Përfaqësuesi i EULEX-i tha se misioni evropian për sundim të ligjit, nuk do të rresht për ta luftuar korrupsionin në do vend dhe në çdo pjesë, ku hetimet tregojnë se ka pas korrupsion në Kosovë.
EULEX-i dje pati aksionin e fundit ku hetues të këtij misioni, kontrolluan Postën dhe telekomunikacionin dhe disa lokacione tjera.
kosova1990
kosova1990
Vip member
Vip member

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 308
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 34
Regjistrim Regjistrim : 09/03/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Germania
Humori Humori : Hello
Hobi Hobi : Nuk Jam Ka di
Horoskopi : Leo

http://www.Albveraa.Tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi