Ëmbëlsirë me spinaq Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Ëmbëlsirë me spinaq Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ëmbëlsirë me spinaq

Shko poshtë

shko Ëmbëlsirë me spinaq

Mesazh nga vera Tue Jun 22, 2010 4:45 am

Ëmbëlsirë me spinaq 99449113



Nevojiten:
* 400 g patate të ziera e të ftohura
* 75 g miell
* arrë muskate e freskët
* vaj për kallëp

Për mbushje:
* 350 g spinaq
* 2 thelpinj hudhre
* 1 lugë gjalpë
* 2 dl ajkë e ëmbël
* 200 g djathë gorgonzole
* 2 ve
* 2 lugë fara luledielli
* kripë, piper i zi

Qërohen patatet e ziera e të ftohura dhe ndrydhen si për pure, shtohen mielli, arra muskate, kripa e piperi. Zihet një brumë dhe shtrihet në formë rrethi, qitet në kallëp të rrumbullakët me perimetër prej 26 cm.
Për mbushje: pastrohet spinaqi. Vihet në zjarr uji i kripur dhe, kur të vlojë, qitet në të spinaqi. Vlohet shkurt, sa për t'u zbutur. Hudhra qërohet dhe pritet. Spinaqi kullohet dhe, kur të ftohet pak, gri het trash dhe shtrydhet mes shuplakave të duarve, në mënyrë që të mbetet sa më pak lagështi.
Nxehet gjalpi, qiten në të spinaqi e hudhra, përzihen për 2 minuta, në mënyrë që të avullohet lagështira. Ndërkohë, me anë të pirunit,.ndrydhet djathi, ngrohet bashkë me ajkë të ëmbël, përzihet mirë, që të shkrihet plotësisht. Kur të ftohet pak, shtohen vezët e rrahura.
Kripet dhe piperoset, kësaj mase i shtohet spinaqi. Provohet shija dhe sipas nevojës i shtohet kripë e piper. Kjo masë qitet mbi brumin e patateve. Rrafshohet mirë sipërfaqja, sipër u qiten farat e qëruara të lulediellit, shtypen nga pak sipër.
Kallëpi futet në furrë të nxehur në 200 gradë C, piqet për 20 minuta.
Pastaj 'ëmbëlsira' mbulohet me letër të yndyrshme, në mënyrë që sipërfaqja të mos errësohet tepër dhe pjekja vazhdon edhe për 25 minuta.
Pritet dhe shërbehet menjëherë.
vera
vera
Super.Moderator
Super.Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Postimet Postimet : 213
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 38
Regjistrim Regjistrim : 08/02/2009
Vendbanimi Vendbanimi : America
Humori Humori : Nothing
Hobi Hobi : Studente
Horoskopi : Pisces

http://www.albveraa.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi