Adela e Bjordi, hera e parë si prezantues Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Adela e Bjordi, hera e parë si prezantues Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adela e Bjordi, hera e parë si prezantues

Shko poshtë

new Adela e Bjordi, hera e parë si prezantues

Mesazh nga AlbveraPress Sun Dec 06, 2009 6:57 am

Adela e Bjordi, hera e parë si prezantues F.1205233927449_m


Janë shembulli tipik i atyre të rinjve që kanë një ëndërr dhe e bëjnë realitet, madje nuk ndalen edhe para atyre vështirësive ku shumëkush do të dorëzohej.
Dhe për të ndjekur këto ëndrra kanë hequr dorë nga shumëçka prej jetës së tyre, madje mund të thuhet me plot gojë se kanë filluar një jetë të re, duke përdorur si kufi ndarës mes të shkuarës dhe të ardhmes, programin “Big Brother” falë të cilit fituan popullaritet.

Adela dhe Bjordi janë gjenerata e re që di çfarë do dhe kur gjejnë dyer të mbyllura, nuk vijojnë të trokasin akoma, por kërkojnë dyer të tjera, me optimizmin që do të gjejnë atë të duhurën. Dhe sipas informacioneve tona e kanë gjetur, duke u bërë kështu pjesë e një formati shumë të rëndësishëm televiziv ku do t’i shohim së shpejti.

Por ndërkohë çifti bukurosh nuk ka ndenjur në pasivitet por duket se kanë vënë veten në provë para se të provojnë eksperiencën e rëndësishme për ta. Që televizioni, spektakli është synimi i tyre, tashmë nuk është një sekret për askënd, por edhe aktivitetet e tjera janë një kënaqësi për ta. Më datën 1 dhe 2 dhjetor ata kanë qenë në rolin e prezantuesve në një skenë të rëndësishme siç është ai i Teatrit “Migjeni” në Shkodër.

Presidenti i agjencisë “Buna 1”, Arben Mazi kishte kohë që mendonte të përfshinte dy të rinjtë që kishin bërë aq shumë fansa për vete, në një nga aktivitetet e organizuara nga agjencia e tij. Dhe më në fund kishte konkluduar në idenë se Adela dhe Bjordi mund të prezantonin shumë mirë koncertin recital të këngëtares së muzikës popullore Artjola Toska. Çifti që sapo ishte kthyer nga Italia, ka udhëtuar nga aeroporti i Rinasit direkt e në Shkodër ku për pak orë fillonte nata e parë e koncertit të Artjolës.

Duke u ndjerë paksa në faj që nuk kishin pasur kohë të studionin skenarin, kanë vendosur të improvizojnë gjithçka duke menduar se kështu prezantimi do të ishte më interesant dhe jo i mërzitshëm. Dhe në fakt kanë pasur të drejtë. Bjordi i cili është një tip më lozonjar, ka luajtur rolin e ngacmuesit duke krijuar mjat situata me humor, kjo edhe për arsye të shqipes së tij, e cila edhe pse është përmirësuar mbetet përsëri shumë e veçantë nga e folura e zakonshme shqipe.

Dhe duket se kjo mënyrë prezantimi i ka pëlqyer shumë publikut të cilët duke qenë shkodranë, e vlerësojnë shumë humorin dhe improvizimin. Në një moment të spektaklit, Bjordi ka dalë vetëm në skenë duke kërkuar të “kurdisë” një prapaskenë për Adelën. Ai i ka thënë publikut se Adela ka vendosur të këndojë pasi i është mbushur mendja se është këngëtare, por në fakt nuk di fare.

Por që të mos ndjehet keq, ai i është lutur që ta duartrokasin, por nuk ka kuptuar se nga mbrapa ka qenë Adela e cila ka dëgjuar gjithçka.

Por kulmi ka mbërritur në një moment që ishte totalisht i paparashikueshëm. Në mesin e koncertit, natën e dytë, ikën dritat dhe për fat të keq teatri nuk ishte i pajisur as me gjenerator. Në këto momente që për gjithkënd mund të konsiderohej një dështim, kur mbi të gjitha nuk dihej se sa kohë mund të zgjaste kjo gjendje, Bjordi vendosi të improvizojë diçka të veçantë. Pasi ka dalë me një neon në krah në skenë, ai i ka propozuar spektatorëve që të këndojnë disa këngë bashkë me Adelën.

Kjo e fundit si një njohëse e mirë e shumë këngëve shqiptare, ka zgjedhur për qejfin e shkodranëve këngët “Ka hyp cuca në majë të gurit” dhe “Dy dele 300 pare”. Duket se publiku u kënaq pa masë nga ky bashkëpunim sallë-skenë dhe për fat dritat nuk zgjatën më shumë se 10 minuta.

Por surprizat nuk mbaruan me kaq. Më pas kur mbaronte gjithçka, Adela dhe Bjordi gjenin tek dhomat e tyre të zhveshjesh një mori njerëzish të cilët kërkonin të bënin fotografi me çiftin si dhe autografe prej tyre. Madje një grua e moshuar kërkoi që të rrinte disa minuta më Adelën në dhomë edhe pse ajo donte të ndërrohej. E moshuara i tha se nuk duhej t’i vinte turp, pasi ajo e kishte parë për tre muaj me radhë në televizor duke u veshur dhe zhveshur çdo ditë.

Kjo ka qenë një eksperiencë e paharruar për çiftin, pasi të fillosh nga Shkodra dhe të pëlqehesh aty, nuk është gjë e vogël. Duket se për çiftin eksperienca të tilla do të ketë edhe në të ardhmen pasi organizatorët tani kanë provën më të mirë se një sallë mund të mbushet plot jo vetëm me një këngëtar të pëlqyer, por edhe me prezantues që ngjisin në popull. Dhe Adela me Bjordin janë të tillë. Edhe një kuriozitet të fundit; kjo ka qenë hera e parë që në teatrin “Migjeni” biletat janë shitur me 1000 lekë, pasi gjithmonë janë shitur me 500 lekë. Madje, organizatorët tregojnë se ata kishin arritur të shisnin çdo copë bilete shumë ditë para se koncerti të fillonte.
AlbveraPress
AlbveraPress
Albveraa Press
Albveraa Press

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 639
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 34
Regjistrim Regjistrim : 08/02/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Ne dreq te mallkuar
Humori Humori : Nuk edi
Hobi Hobi : Gazetar
Horoskopi : Pisces

http://www.albveraa.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi