SHBA, Franca, Italia dënojnë dhunën në Iran
Faqja 1 e 1
SHBA, Franca, Italia dënojnë dhunën në Iran
Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Italia kanë dënuar dhunën nga forcat e sigurisë së Iranit kundër protestuesve civilë.
Shtëpia e Bardhë tha se e “dënon fuqishëm” atë që u përshkrua si “shtypje e padrejtë” e civilëve nga qeveria e Iranit dhe theksoi se Washingtoni është në anën e protestuesve iranianë.
Në një deklaratë të Ministrisë së jashtme të Francës thuhet se ky vend i dënon “arrestimet arbitrare dhe aksionet e dhunshme kundër protestuesve të thjeshtë, që dolën për ta mbrojtur të drejtën e tyre për liri të të shprehurit dhe dëshirën e tyre për demokraci” në Iran.
Në kumtesën e Ministrisë së jashtme të Italisë, poashtu, dënohet goditja e forcave të sigurisë ndaj protestuesve, duke theksuar se “mbrojtja e jetës së njerëzve është vlerë fundamentale” dhe ka kërkuar dialog ndërmjet qeverisë iraniane dhe opozitës.
Similar topics
» Kritiku i lartë iranian denoncon dhunën ndaj protestuesve
» SHBA-të të përkushtuara për aspiratat e Kosovës
» Anglia frenohet me barazim nga SHBA-të
» Montgomery: SHBA vështirë të lejojë ndarjen e Kosovës
» SHBA: Asnjë pavarësi nuk është gjykuar për shkelje ligjesh

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi