Montgomery: SHBA vështirë të lejojë ndarjen e Kosovës  Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Montgomery: SHBA vështirë të lejojë ndarjen e Kosovës  Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Montgomery: SHBA vështirë të lejojë ndarjen e Kosovës

Shko poshtë

new Montgomery: SHBA vështirë të lejojë ndarjen e Kosovës

Mesazh nga Dg Sun Jul 18, 2010 5:11 am

Montgomery: SHBA vështirë të lejojë ndarjen e Kosovës  18montgomeri4


Ndarja e Kosovës ka qenë dhe ende është zgjidhja më e mirë e problemit mjaft të ndërlikuar kosovar. Shtetarët serbë me iniciativën për një rezolutë për ndarje në OKB dhe hapjen e kësaj çështjeje, kanë treguar dëshirën që sërish të nisin bisedimet për statusin, por është shumë vonë, ka thënë në një bisedë për gazetën serbe “Blic”, William Montgomery, ish-ambasador i SHBA-së në Beograd.

Sipas tij, ndarja do të ishte e mundshme vetëm në rast se SHBA do të çonin mesazh të fuqishëm udhëheqësve të shqiptarëve të Kosovës që ta shqyrtojnë këtë çështje. Kur të kihet parasysh qëndrimi aktual i Washingtonit, mundësitë që diçka e tillë të ndodhë janë ekstremisht të zbehta, thotë Montgomery.

“Jam pesimist për çështjen e zgjidhjes së problemit të Kosovës. Kjo që SHBA-të nuk do të bëjnë në bindjen e shqiptarëve të Kosovës që të pranojnë kërkesat e serbëve do të thotë se Serbia duhet të pranojë shumë më pak se sa është aktualisht e gatshme. Qeveria aktuale serbe e ka fokusuar të tërë politikën e vet të jashtme e të brendshme në çështjen e Kosovës dhe e ka bërë rob vetveten për shumë çështje të rëndësishme. Duhet të jetë shumë vështirë që të hiqet dorë nga këto qëndrime të forta, të cilat pushteti serb i ka marrë pa ndonjë konfrontim të fortë me oponentët politikë. Mbetet të shihet se a do të pranojë qeveria serbe zgjidhjet, të cilat imponohen”, ka thënë Montgomery.

Sipas Montgomeryt, “më së shumti që Serbia mund të shpresojë aktualisht është autonomia në veri dhe në enklava”.

“Mendoj që shqiptarët e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare do të shkojnë mjaft larg në dhënien e autonomisë së serbëve të Kosovës. Por, edhe kjo është një por e madhe, çmimi për këtë do të ishte fundi i institucioneve paralele dhe njohja e pushtetit të lartë të shqiptarëve të Kosovës, duke futur këtu edhe vendin e saj në OKB. Ekziston mjaft hapësirë për bisedime në kuadër të parimeve kyçe nëse Serbia është e gatshme të shkojë kësaj rruge. Ka mundësi që të arrihet shumë për serbët e Kosovës, kjo është e sigurt. Më vjen keq ta them, por mirëqenia e tyre do të duhej të ketë prioritet shumë më të madh se sa ka tani”, tha Montgomery në intervistën për gazetën serbe “Blic”.

Duke u përgjigjur në pyetjen se cili do të mund të ishte vendimi i GJND-së rreth çështjes së shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ish-ambasadori amerikan në Beograd tha “vërtet nuk e di, madje askush nuk mund të parashikojë se cili do të jetë vendimi. Është e sigurt, megjithatë, se nëse ai vendim do të jetë në favor të palës serbe, do të forcojë përpjekjet serbe që të ndalojë njohjet e mëtejshme, si dhe dëshirën që të vazhdohet me luftën kundër pavarësisë së Kosovës. Mirëpo, në të kundërtën, nëse vendimi do të ishte në favor të palës shqiptare kjo jo vetëm që vendet e tjera që nuk e kanë njohur pavarësinë ta pranojnë, por do të nxiste partnerët kyç evropianë që të tregojnë gjithnjë e më pak simpati dhe mirëkuptim për qëndrimin serb”, tha Montgomery
Dg
Dg
Super.Moderator
Super.Moderator

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 1326
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 38
Regjistrim Regjistrim : 09/02/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Repulika kosoves
Humori Humori : Xhixha Buba
Hobi Hobi : Gjithcka Qka ta mer mendja ty
Horoskopi : Pisces

http://www.albveraa.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi