Sportistët më përfitues të vitit 2009 Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Sportistët më përfitues të vitit 2009 Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sportistët më përfitues të vitit 2009

Shko poshtë

new Sportistët më përfitues të vitit 2009

Mesazh nga tingulli-3 Sat Jan 02, 2010 10:48 am

Sportistët më përfitues të vitit 2009 F.1231172323226_m


Përveç që është argëtim sporti është edhe mjaft fitimprurës për sportistët.
Në kërkim të sportistëve më të paguar të vitit 2009, Sport’s Illustrated ka renditur Tiger Woods në krye të kësaj liste, pavarësisht skandaleve të tij të fundit.

Numri 1 i golfit ishte sportisti që ka fituar më së shumti në vitin 2009, edhe pse vështirë se ai do të mund ta mbajë kreun edhe vitin e ardhshëm, pasi tashmë një sponsor i tij ka prishur marrëveshjen me Woods dhe mund të humbasë edhe të tjerë.

Pjesa tjetër e listës së sportistëve që kanë fituar më shumë gjatë vitit që po lëmë prapa është edhe David Beckham (3), LeBron James (4) dhe Lionel Messi (7), por që nuk kanë fituar as sa gjysma e Tiger Woods.
1. Tiger Woods - 59.3 milionë funte
Siç u përmend më herët, përfitimet e Woods në të ardhmen janë në dyshime pas skandalit të tij për tradhti me varg femrash tjera, por nuk do të kenë mundësinë të largojnë atë nga lista e sportistëve që kanë pasuri prej afro 1 miliardë dollarësh. Ai tashmë ka fituar rreth 800 milionë dollarë gjatë karrierës së tij, dhe rikthimi i tij në gol në muajt e ardhshëm, sigurisht se do t’i mundësojë atij të tejkalojë numrin prej 1 miliardë dollarësh .
2. Phil Mickelson - 31.6 milionë funte
Edhe një lojtar i golfit në pozitën e dytë. Me Woods që mund të pësojë rënie në përfitimet e tij në vitin e ardhshëm, Mickelson do të shpresojë të marrë avantazhin duke shtuar përfitimet, por megjithatë do të ketë një punë të vështirë të arrijë shifrën e rivalit të tij, pavarësisht skandalit.
3. David Beckham - 26.9 milionë funte
Beckham është atleti jo-amerikan që radhitet më së larti në listën e sportistëve të cilët kanë fituar më së shumti dhe futbollisti i vetëm në top pesëshe. Nëse David do të tregojë lojë të mirë me Milanin, ku do të luajë nga janari, dhe nëse do të jetë pjesë e kombëtares angleze për Kupën Botërore 2010, ai sigurisht se do të shtojë më shumë përfitimet në vitin e ardhshëm.
4. LeBron James - 25.3 milionë funte
James i afrohet fundit të kontratës së tij me Cleveland Cavaliers dhe pasi u zgjodh MVP i sezonit të kaluar në NBA dhe pjesëtar i pesëfishtë i All Star, ai është në një pozitë të fuqishme për ri-negociuar përfitimet et ij. Kjo mund t’i sjellë përfitime shumë më të mëdha në vitin e ardhshëm.
5. Kimi Raikkonen - 23.9 milionë funte
Ferrari shpresoi për një rikthim më të mirë të investimeve të tyre, por Raikkonen përfundoi vetëm i gjashtë në renditjen e ngasësve për vitin 2009. Finlandezi u bë lojtari më i paguar në Formula 1 nga Ferrari pasi triumfoi në titullin e kampionit në vitin 2007. Por finlandezi dështoi të tregojë veten në dy vitet e fundit dhe tash ka hequr dorë nga Formula 1 për të kaluar në Rally.
6. Manny Pacquiao - 23.8 milionë
Filipinasi i sporteve luftarake ka mbrojtur të gjitha titujt dhe nëse do të ketë një ballafaqim tjetër me rivalin e tij Floyd Mayweather Jr, sigurisht se të ardhurat e tij do të kenë edhe më shumë ngritje. Pacquiao është një hero i vërtetë në Filipine dhe ka thënë se ka ambicie politike, që është një joshje edhe më e madhe për sponsorët.
7. Lionel Messi - 23.7 milionë funte
Futbollisti më i mirë në botë dhe kësaj here i vërtetuar pasi mblodhi të gjitha çmimet dhe trofetë e mundshëm. Dhe sigurisht se me sukseset e Barcelonës edhe të dhënat e tij do të rriten. Me Argjentinën që ka siguruar vend për në Kupën e Botës, një triumf në këtë garë do të mund edhe më shumë të shtojë përfitimet e yllit të futbollit.
8. Alex Rodriguez - 23.3 milionë funte
Ylli i bejsbollit fitoi plot 19.7 milionë funte vit si pjesë e marrëveshjes 10-vjeçare me New York Yankees që thuhet se kap shifrën e 275 milionë dollarëve në total, dhe është lojtari më i paguar i bejsbollit në histori. Me edhe disa milionë nga marrëveshjet tjera, fitimet e tij mund të pësojnë goditje, pasi ai pranoi më herët gjatë vitit se kishte përdorë steroide në fillim të karrierës.
9. Valentino Rossi, Fernando Alonso dhe Shaquille O'Neill - 20.9 milionë
Që të tre sportistët kanë marrëveshje të majme me ekipet e tyre, si edhe të ardhura nga marrëveshje të tjera. Shaq fiton 11.9 milionë pagë, Rossi 9.5 milionë dhe Alonso 12.5 pagë, krahas milionave tjera që fiton nga reklamat.
12. Kevin Garnett - 20.7 milionë funte
13. Yao Ming - 19.7 milionë funte
14. Lewis Hamilton - 19.6 milionë funte
15. Kobe Bryant - 18.6 milionë funte
16. Roger Federer - 17.6 milionë funte
17. Allen Iverson - 17.3 milionë funte
18. Vijay Singh - 17.1 milionë funte
19. Derek Jeter - 16.9 milionë funte
20. Ronaldinho - 16.3 milionë funte
tingulli-3
tingulli-3
Moderator
Moderator

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 416
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 47
Regjistrim Regjistrim : 29/05/2009
Vendbanimi Vendbanimi : United State
Humori Humori : Nothing
Hobi Hobi : Gjithcka
Horoskopi : Aquarius

http://www.Albveraa.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi