Australia dhe Kroacia urojnë Kosovën
Faqja 1 e 1
Australia dhe Kroacia urojnë Kosovën
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, me rastin e përvjetorit të dytë të pavarësisë së Kosovës ka marrë mesazhe urimi nga guvernatorja e përgjithshme e Komonvelthit të Australisë, Quentin Bryce AC si dhe nga presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesic.
Në mesazhin e guvernatores Bryce, ndër të tjera thuhet: “Më rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Kosovës, dua të përcjell tek Ju, Qeveria dhe populli i Kosovës, urimet e mia të ngrohta, së bashku me ato të popullit dhe të Qeverisë Australiane”.
Është kënaqësi e madhe që Australia uron Kosovën në përvjetorin e saj të dytë si një shtet i pavarur. Siç jeni në dijeni, Australia ishte një nga vendet e para që e njohën pavarësinë e Kosovës më 19 shkurt 2008 dhe ka vendosur zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike më 21 maj 2008. Mund të shpreh besimin tim se marrëdhëniet miqësore midis vendeve tona do të vazhdojnë të avancohen në vitin e ardhshëm”, theksohet në urim.
Ndërkaq, në urimin e presidentit Mesic thuhet: “Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës dhe përvjetorit të shpalljes së Republikës së Kosovës, unë, në emrin tim personal dhe të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kroacisë, do të doja t’ju përcillja Ju personalisht dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës urimet më të sinqerta”.
Similar topics
» Meda - Une e Dua Kosoven
» KB për Kosovën – më 14 shtator
» GJND-ja me 22 korrik shpall vendimin për Kosovën
» Kina njeh Kosovën?
» Elza Marku përfaqëson Kosovën në
» KB për Kosovën – më 14 shtator
» GJND-ja me 22 korrik shpall vendimin për Kosovën
» Kina njeh Kosovën?
» Elza Marku përfaqëson Kosovën në
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi