AKR kundër masave ad-hoc të Qeverisë
Faqja 1 e 1
AKR kundër masave ad-hoc të Qeverisë
Aleanca Kosova e Re ka shfaqur shqetësimin e saj për nivelin e varfërisë në vend, me përqendrim në pakënaqësitë e policëve dhe punëtorëve të sektorit shëndetësor. Zv/presidentja e AKR-së, Mimoza Kusari Lila, në një konferencë për media, të premten, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të ndajë buxhetin në mënyrë të drejtë.
“Sot kemi një buxhet i cili është i përqendruar vetëm në shpenzime dhe investime të cilat nuk e përmirësojnë aspak situatën e ekonomike të vendit”, tha Kusari-Lila duke shtuar se nuk mund të pritet përmirësim i gjendjes vetëm me ndërmarrjen e masave ad-hoc dhe se duhet të merret iniciativa për ndryshimin e legjislacionit për investimin e mjeteve të fondit të privatizimit dhe trustit pensional në Kosovë.
Aleanca Kosova e Re edhe njëherë ka përsëritur qëndrimin e saj lidhur me investimin e këtyre mjeteve. Kapitali dhe asetet e Kosovës, sipas kësaj partie, po privatizohen pa përfitime të popullatës së Kosovës, ngritje të mirëqenies dhe krijim të kushteve për zhvillim ekonomik.
Ndërsa deputetja e AKR-së në Kuvendin e Kosovës, Rita Hajzeri kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të ofrojë alternative dhe të gjejë zgjidhje për problemet e krijuara. “Qeveria e Kosovës ka alternativa dhe gjen zgjidhje vetëm për një shtresë të caktuar të popullsisë, e sa i përket punëtorëve të shëndetësisë dhe shumë shtresave tjera ata nuk ofrojnë asnjë zgjidhje konkrete” është shprehur Hajzeri.
Në vijën e rritjes së pakënaqësive të akumuluara, AKR ka rikujtuar se heqja dorë nga asetet profitabile si Aeroporti e PTK-ja, si dhe rritja ende e pajustifikueshme e shpenzimeve në ndërtimin e autostradës, do të vazhdojnë të varfërojnë ekonominë e Kosovës dhe humbin shansin e themelimit të fondit të dedikuar për gjeneratat e reja.
Similar topics
» Shkurta kundër shoqes
» CANA, TITULLAR KUNDËR VALENCIEN
» Kompania Asus kundër hajnave
» Edita kundër meshkujve aventuristë
» Sot fillon vaksinimi kundër virusit AN1H1
» CANA, TITULLAR KUNDËR VALENCIEN
» Kompania Asus kundër hajnave
» Edita kundër meshkujve aventuristë
» Sot fillon vaksinimi kundër virusit AN1H1
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi