Automjet i bazuar në kod të hapur
2 posters
Faqja 1 e 1
Automjet i bazuar në kod të hapur
Një nga konceptet më interesante të paraqitura në panairin e automjeteve në Gjenevë, nga pikëpamja teknologjike, është koncepti i automjeteve EDAG softueri i të cilëve është i bazuar në kodin e hapur.
Secili automjet në ditët e sotme, pos harduerit, ka edhe një masë të madhe të softuerit i cili udhëzon elektronikën çfarë të bëj. Mirëpo, kjo është hera e parë që shohim një automjet teknologjitë e të cilit janë të kodit të hapur, që do të thotë se programuesit dhe ekspertët tjerë (duke respektuar licencat përkatëse) mund të ndryshojnë apo kontribuojnë funksioneve të reja.
Mirëpo këtu nuk është fundi i inovacioneve të këtij koncepti të kompanisë EDAG
Ndriçimi i brendshëm i automjet përdorë ekrane OLED, derisa një prej tyre gjendet në pjesën e prapme të automjetit i cili sipas nevojës mund të shfaqë fotografi e porosi; një shembull i një përdorimi të tillë është lajmërimi se automjeti është prishur. Në fund, nuk duhet të përmendet se automjeti është elektrik dhe e vë në funksion bateria litium-jon. Për fat të keq, jemi bukur të sigurt se diçka të këtillë nuk do të shohim në treg edhe disa vjet.
Similar topics
» Werderi i hapur për oferta për Oezilin
» Del Bosque: T’i mbajmë sytë hapur
» Dekolteja e hapur e Nora Istrefit
» Alban Skenderaj - Rrufe ne qiell te hapur 2011
» Del Bosque: T’i mbajmë sytë hapur
» Dekolteja e hapur e Nora Istrefit
» Alban Skenderaj - Rrufe ne qiell te hapur 2011
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi