Shqipëri, shtohen përdoruesit e drogës
:: Trupi & Shendeti :: Lifesyle
Faqja 1 e 1
Shqipëri, shtohen përdoruesit e drogës
Numri i të rinjve shqiptarë që janë përdorues të drogave të rënda është rritur nga viti në vit. Mbi 85% e përdoruesve marrin heroinë dhe i përkasin grupmoshës 15 deri ne 35-vjeçare.
Në mungesë të heroinës, shumë të rinj injektojnë kombinime të disa medikamenteve, çka u sjell probleme të mëdha shëndetësore dhe në disa raste edhe vdekje.
“Kemi pasur një rritje të vdekjeve nga drogat sintetike, si amfetaminat, që nuk kanë qenë më pare”, deklaron mjeku Zihni Sulaj.
Profesor Sulaj tregon se një problem imediat me të cilin ata po përballen është mungesa e barnave si metadoni, apo natreksoni, të cilin pacientët duhet ta blejnë në treg.
“Medikamenti kryesor është vetëm metadoni, që ne s’kemi luksin ta japim këtu. Janë disa medikamente të shtrenjta dhe ende institucioni i siguracioneve nuk ka futur në listën me rimbursim këto medikamente”, pohon Sulaj.
Rreth 6% e popullsisë, të moshës 15 deri në 64 vjeç, janë përdorues të drogave në rang vendi. Numër të lartë përdoruesish nuk ka vetëm kryeqyteti, por edhe qytete si Gramshi, Laci, apo Bilishti.
Shumë prej këtyre të rinjve janë bartës te hepatit B dhe C. Mjekët specialiste kërkojnë hapjen e qendrave me më shumë shtretër, si dhe futjen e këtyre barnave në listën me rimbursim.
Similar topics
» Përdoruesit e Linuxit e duan shërbimin Google
» Shqiperi,Kosove - Tash Me AFER
» Elvana sjell ne Shqiperi “Hotline”
» Gripi A, regjistrohet rasti i parë në Shqipëri
» 14 të vdekur nga tragjedia në lumin Fan, sot ditë zie në Shqipëri
» Shqiperi,Kosove - Tash Me AFER
» Elvana sjell ne Shqiperi “Hotline”
» Gripi A, regjistrohet rasti i parë në Shqipëri
» 14 të vdekur nga tragjedia në lumin Fan, sot ditë zie në Shqipëri
:: Trupi & Shendeti :: Lifesyle
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi