Maradona: Nuk jemi favoritë
Faqja 1 e 1
Maradona: Nuk jemi favoritë
Përzgjedhësi i Argjentinës, Diego Armando Maradona, ka refuzuar të pranojë statusin e favoritit për të fituar trofeun e Kampionatit Botëror.
“Ne nuk jemi favoritë. Ne erdhëm këtu për të luftuar për një Kupë të Botës dhe unë e di se si është të luash në Botëror, dhe të jesh në përzierje të rregullt të gjërave. Nuk më pëlqen të jemi favoritë para ose gjatë kampionatit, secili ekip mund t’u tejkalojë dhe më pas, për gjithçka që ke punuar… lamtumirë”.
“Më pëlqen çfarë po shoh nga ekipi im. Ne jemi solidë në mbrojtje dhe të shkëlqyer në sulm. Por, vetëm sa ka filluar. Është sikur të jesh në një garë. Ne jemi duke i nxehur motorët. Forma e mirë vjen për shkak se kualifikimi te ne është më konkurrues se në Evropë. Ekuadori ka mundur të jetë gjithashtu në Botëror, ndërsa atje ke punë me Ishujt Faroe”, deklaroi Maradona në konferencë për shtyp, duke shtuar se Italia do të kualifikohet në fazën tjetër.
Similar topics
» Maradona politikan?!
» Rovena favorite e “VIP shpija”?
» Maradona i interesuar për Aston Villan
» Maradona mbetet trajner vetëm nëse nuk i preket stafi
» Wenger: Messi, madje mё i mirё se Maradona
» Rovena favorite e “VIP shpija”?
» Maradona i interesuar për Aston Villan
» Maradona mbetet trajner vetëm nëse nuk i preket stafi
» Wenger: Messi, madje mё i mirё se Maradona
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi