Ferguson refuzoi Anglinë, i dukej punë e tmerrshme Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Ferguson refuzoi Anglinë, i dukej punë e tmerrshme Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ferguson refuzoi Anglinë, i dukej punë e tmerrshme

Shko poshtë

shko Ferguson refuzoi Anglinë, i dukej punë e tmerrshme

Mesazh nga Dg Sun Jul 18, 2010 5:22 am

Ferguson refuzoi Anglinë, i dukej punë e tmerrshme 18-ferguson5




Londër, 18 korrik - Menaxheri i Manchester United, Alex Ferguson, ka zbuluar se ka pasur dy herë oferta për të drejtuar Përfaqësuesen angleze, por i ka refuzuar për shkak se, sipas tij, do të ishte "kupë me helm" për karrierën e tij, shkruan të shtunën e përditshmja angleze "The Sun".

"Unë kam pasur dy herë oferta nga Federata angleze për të drejtuar Përfaqësuesen e Anglisë, por unë kam refuzuar, sepse mendoj se do të ishte një kupë me helm pasi është një detyrë e tmerrshme", ka thënë Fergie. Menaxheri i "Djajve të kuq" ka folur gjithashtu edhe për formën e dobët të yllit të tij te Manchester Unitedit, Wayne Rooney. Sipas tij, forma e dobët e Rooneyt ka ardhur për shkak të presionit të madh nga tifozët anglezë.

"Rooney shkoi në botëror pas një sezoni të shkëlqyer që kishte, por mendoj se atje lojtarët patën presion të madh dhe mendoj se kjo ka ndikuar në formën e tyre. Por mos harroni se Ronney nuk ka ndonjë eksperiencë të madhe nëpër kampionate botërore, por ai do të ketë mundësi që në kampionatin tjetër botëror t'i tregojë vlerat e tij për shkak të eksperiencës", ka thënë Ferguson. Ai gjithashtu mendon se mbrojtësi i tij, Patrice Evra, i cili ishte pjesë e Francës në botëror ka bërë gabim që si kapiten i Përfaqësueses ka mbështetur revoltën e bashkëlojtarëve të tij.

"Unë kam folur me të, ata patën marrë vendim për të cilin tani janë penduar. Ishte një vendim i tmerrshëm. Nuk ishte vendim individual, por ishte kolektiv dhe Evra si kapiten është dashur që ta stoponte atë vendim", ka shtuar Ferguson.

Trajneri legjendar i Menjus ka mbrojtur edhe gjyqtarin anglez, Howard Webb, i cili e drejtoi finalen e kampionatit botëror "Afrika e Jugut 2010" mes Holandës dhe Spanjës. Webb ishte kritikuar ashpër nga holandezët.

"Howard Webb ishte në vështirësi të mëdha me sjelljet e lojtarëve në fushë dhe kartoni i kuq në vazhdime e futi atë në presion edhe më të madh. Publiku nuk dëshiron që një lojtar i tyre të përjashtohet me të kuq në një ndeshje finale, por ai nuk pati zgjidhje tjetër", ka shtuar Ferguson.
Dg
Dg
Super.Moderator
Super.Moderator

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 1326
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 38
Regjistrim Regjistrim : 09/02/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Repulika kosoves
Humori Humori : Xhixha Buba
Hobi Hobi : Gjithcka Qka ta mer mendja ty
Horoskopi : Pisces

http://www.albveraa.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi