BBC: Realiteti i ftohtë i Kosovës
Faqja 1 e 1
BBC: Realiteti i ftohtë i Kosovës
Kosova është shtet, por ende mbetet këndi më i kontestuar i Evropës. Kështu e përshkruan BBC Kosovën në tre vjetorin e shpalljes së pavarësisë. “Kosova ka qeverinë, policinë e saj, pasaportat, flamurin dhe himnin shtetëror. Është anëtare e FMN-së dhe BB, e njohur nga 75 vende, prej të cilave shumica e fuqive të mëdha. Megjithatë 115 vende të OKB-së ende nuk e kanë njohur, përfshirë Spanja, Gjeorgjia dhe Kina” raporton BBC.
“Pavarësia u legjitimua nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë pasi mendimin e saj e kërkoi Serbia” raporton BBC për të vazhduar se “muaj më vonë u miratua një rezolutë për bisedimet Kosovë-Serbi”. Pamjen që BBC e përshkruan për Kosovën nuk është aq e pastër. Aty përmenden edhe rastet e fundit karshi raporteve negative ndërkombëtare, krimit dhe korrupsionit.
“Në dhjetor të vitit të kaluar, gjithçka ndryshoi përsëri. Këshilli i Evropës publikoi raportin për trafikim organesh duke i ndërlidhur liderët kosovarë, përfshirë kryeministrin e vendit, dhe në afera të tjera si trafikim njerëzish dhe heroin. Prishtina hodhi poshtë por duket e pashmangshme fillimi i një hetimi ndërkombëtar” raporton BBC.
Rrjeti i fuqishëm botëror televiziv përmend papunësinë, stagnimin ekonomik e zgjedhjet e fundit. “Prishtina ende nuk e kontrollon tërë territorin. Në Kosovë, fishekzjarrët janë zëvendësuar me realitetin e ftohtë. Tre vjet pas, Kosova mund të jetë zhdukur nga kryelajmet e mediave por tregimi ende nuk ka përfunduar”, përfundon reportazhi i BBC.
Similar topics
» Realiteti i Yllka Kuqit
» Supë e ftohtë me kastravecë
» Autostrada, sfidë për Doganat e Kosovës
» Jordania njohu pavarësinë e Kosovës
» Lansohet fushata për promovimin e Kosovës
» Supë e ftohtë me kastravecë
» Autostrada, sfidë për Doganat e Kosovës
» Jordania njohu pavarësinë e Kosovës
» Lansohet fushata për promovimin e Kosovës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi