Jordania njohu pavarësinë e Kosovës
Faqja 1 e 1
Jordania njohu pavarësinë e Kosovës
Jordania e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, duke e çuar numrin e njohjeve në 61 shtete. Lajmin e ka konfirmuar për KTV-në këshilltarja e ministrit të Jashtëm, Albana Beqiri.
“Është marrë vendimi për njohjen e Kosovës nga autoritetet e Jordanisë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, është duke pritur konfirmimin për njohje nga ministri i Jashtëm i Jordanisë”, ka thënë Beqiri.
Mbretëria e Jordanisë është shtet arab, i cili gjendet në Azinë Jugperëndimore dhe ka një popullsi prej afro 6 milionësh. Ndërkohë, para Jordanisë Kosovën e pati njohur Bahrejni para rreth dy muajsh. /KTV/
Similar topics
» Republika e Palaut njohu Republikën e Kosovës
» Republika Dominikane njeh pavarësinë e Kosovës
» GJND-ja nuk e prek pavarësinë
» BBC: Realiteti i ftohtë i Kosovës
» Autostrada, sfidë për Doganat e Kosovës
» Republika Dominikane njeh pavarësinë e Kosovës
» GJND-ja nuk e prek pavarësinë
» BBC: Realiteti i ftohtë i Kosovës
» Autostrada, sfidë për Doganat e Kosovës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi